VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI JOSIPOVIÇ - NUK DUHET HARRUAR ASNJËHERË SE KUSH ISHTE NË ANËN E DREJTË TË LUFTËS DHE KUSH NË ANËN E GABUAR TË SAJ

E Shtunë, 09.07.2013, 08:12am (GMT1)




Prishtinë, 7 shtator - Profesori i Universitetit të Drejtësisë por edhe atij të arteve Ivo Josipoviq ka folur për miqtë e tij kosovarë, raportet me shqiptarët që jetojnë në Kroaci dhe kontributin e tyre dhënë për shtetin kroat si gjatë luftës ashtu edhe pas saj. Në intervistën ekskluzive të cilën ka realizuar Koha Visioni me presidentin kroat, ai ka porositur kosovarët që të marrin shembull Kroacinë në aspektin e luftës kundër korrupsionit por edhe trajtimin e krimeve të luftës.

Kishte vizituar Kosovën kur ishte student dhe kur jetohej në një shtet të përbashkët të quajtur Jugosllavi.

Por tash këtë vend ai e sheh shumë më ndryshe.

Prishtina si qytet, i cili gjithnjë kishte njerëz të mirë dhe bukurinë e vet, por qartë tani është shumë më shumë e ndërtuar dhe, natyrisht, të mirat e pavarësisë dhe lirisë po e japin efektin e vet.

Mendon se po të kishte më shumë mençuri dhe mirëkuptim mes popujve të ish Jugosllavisë, këto territore mund të dukeshin shumë më bukur.

Ka disa miq kosovarë, kryesisht artistë, por vlerëson lart edhe ata që kontribuuan në luftën e Kroacisë.

Shumë shqiptarë edhe nga Kosova kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e Kroacisë dhe demokracinë e saj. Shumë kanë marrë pjesë në njësi që e kanë mbrojtur Kroacinë, disa i kanë humbur jetët në këtë luftë, andaj kosovarët janë shumë të respektuar në Kroaci. Do të thosha se shumë shqiptarë jo vetëm nga Kosova, sepse kemi shqiptarë edhe nga Maqedonia dhe Shqipëria që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të madh në jetën kulturore dhe politike të Kroacisë.

Josipoviq ka porositur kosovarët se mund të marrin shumë shembuj sesi Kroacia i ka kaluar fazat e shtetndërtimit dhe sfidat e mëdha si pajtimi mes komuniteteve, çështja e të zhdukurve të luftës si dhe luftën e madhe që ka bërë kundër korrupsionit.

Sa i përket krimeve të luftës, ka thënë se të tilla janë bërë shumë madje edhe gjatë luftës së dytë botërore dhe krimet gjithnjë duhet dënuar, por nuk duhet harruar asnjëherë se kush ishte në anën e drejtë të luftës dhe kush në anën e gabuar të saj. 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.