VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kohavision, FATOS LUBONJA - RAMA NUK DO TA NDRYSHOJË IMAZHIN E SHQIPËRISË, ËSHTË I LIDHUR ME OLGARKËT - META I KATËRFISHOI VOTAT ME VJEDHJE
Lubonja - Ne shqiptarët jemi qytetarë të dorës së dytë në vetë shtetin tonë

E Martë, 09.10.2013, 08:47am (GMT1)




Prishtinë, 10 shtator - Analisti nga Tirana, Fatos Lubonja, në emisionin PULS të Kohavisionit, të emetuar mbrëmë,  u shfaq kritik ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

Sipas z. Lubonja,  shqiptarët si shoqëri ende nuk po mund të konsolidohen. Arsyet  janë elitat politike shqiptare të korruptuara në të gjitha anët, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai tha se ata etja për pushtet nuk i lë të organizohen dhe të ecin përpara.

Ardhja e Edi Ramës në krye të pushtetit shqiptar, sipas Lubonjës, nuk do ta ndryshojë imazhin e Shqipërisë, për shkak se Rama është i lidhur me oligarkët, pra krimin e organizuar. Ai asaj elite duhet t'i përgjigjet dhe  jo qytetarit të Shqipërisë, vlerëson ai.

Edi Rama ishte njëmbëdhjetë vjet në krye të  Bashkisë së Tiranës dhe dihen aferat e tij. Andaj nuk pres që ky njeri të bëjë diçka për shtetin, u shpreh ai.

Shembull  tjetër është Ilir Meta, tha ai. Si të ndryshojë imazhi i Shqipërisë me politikanin  Ilir Meta, i cili u zu duke vjedhur, duke bërë korrupsion  dhe i katërfishoi votat!? pyet Lubonja.

Shqipëria e ka vrimën e zezë e quajtur Lazarat, ku realizohet 50% e GDP-së së vendit me prodhimin e marihuanës.

Krimi i organizuar ka kapur shtetin, pra gjithë elitën politike, e cila është zhytur e tëra në krim.

Shqipëria ka nevojë për lindje e jo rilindje. Të njëjtit njerëz i kemi në pushtet. Vetëm kanë bërë rrotacion, shprehet Lubonja.  Edhe Aleanca Kuq e Zi i humbi votat për shkak se kreu i kësaj aleance ishte pjesë e sistemit, pjesë e korrupsionit, prandaj nuk u votua.

Sali Berisha, edhe pse ka dhënë  dorëheqje nga posti i kryetarit të PD-së, ai prapë mbetet patriarku i Partisë Demokratike, e jo Lulzim Basha, vlerëson analisti Lubonja.

Grekët janë racistë ndaj shqiptarëve, kjo as që diskutohet, por edhe ne si qytetarë të dorës së dytë jemi në vetë shtetin tonë, andaj edhe grekët nuk na trajtojnë ashtu siç duhet.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.