VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BLLACË - TRANSPORTUESIT MAQEDONAS I BËJNË BLLOKIM TOTAL KUFIRIT

E Martë, 09.10.2013, 08:55am (GMT1)




Shkup, 10 shtator   -  Në pikën kufitare Bllacë në anën e Maqedonisë totalisht është bllokuar kufiri nga ana e kamionëve dhe autobusëve dhe nuk lejohet kalimi i makinave.
Kamionë dhe katër autobusë janë vendosur edhe në rrugën e makinave, duke bllokuar hyrjen e tyre në kufi nga të dyja anët edhe nga Maqedonia, por edhe nga Kosova.

Një zyrtar i policisë kufitare në Bllacë deklaroi sot për agjencinë e lajmeve INA se kufiri është i bllokuar për makinat si pasojë e bllokadës së vendosur nga transportuesit maqedonas.
"Makinat nuk mund të kalojnë, se vazhdojnë të jenë bllokadat. kjo pikë kufitare mund të kalohet vetëm në këmbë", deklaroi zyrtari i policisë për INA.

Ai apeloi që qytetarët të njihen me këtë situatë të krijuar dhe të mos mundohen të udhëtojnë drejt Kosovës apo anasjelltas për shkak të bllokadimit të pikës kufitare.

Dhjetëra makina ishin bllokuar mbrëmë në Bllacë dhe se kërkonin që të hapej rruga për të kaluar kufirin. Forca të mëdha policie mbërritën në afërsi të pikës kufitare dhe pranë bllokadës së vendosur nga disa kamionë dhe autobus, ku nuk lejohej kalimi i tyre.

"Kjo që po ndodhë është një turp i madh dhe një lojë e organizuar edhe nga ana e institucioneve. Kërkuam nga policia që të heq kamionët, por ata si duket janë pjesë e këtyre skenareve dhe nuk guxojnë të ndërmarrin asnjë masë", theksoi B.L nga Prishtina, i cili ka

Shumica prej makinave që po ktheheshin drejt Kosovës i`a kanë mësyrë vendkalimit Jazhincë, pasi që tek disa prej tyre kishte të sëmurë që po ktheheshin nga spitalet e Shkupit apo edhe fëmijë e pleq, që po ktheheshin nga vizitat familjare në Maqedoni.

Organizator i bllokadës siç mësohet është Shoqata e transportuesve MAKAMTRANS ka theksuar mbrëmë se bllokada do të vijoj gjatë natës, por se sot paralajmërojnë edhe masa të tjera, në rast se nuk ka qasje për zgjidhje të problemit.

"Qëllimi ynë për të bllokuar plotësisht hyrjet dhe daljet e kufirit me Kosovën janë në shenjë proteste duke kërkuar që të ulen palët dhe të negociojnë dhe të ndërpriten këto pengesa, sepse ne transportuesit jemi të parët që ndjejmë pasojat", ka theksuar Biljana Muratovska, sekretare e përgjithshme e MAKAMTRANS.

Ndërkohë, siç mëson INA edhe sot priten takime të nivelit të lartë qeveritar midis Shkupit dhe Prishtinës për të tejkaluar situatën dhe gjetjen e një zgjidhje. Në takimet e djeshme midis ministrave Mimoza Kusari - Lila nga pala kosovare dhe Valon Saraqini nga pala e Shkupit, janë nënvizuar të gjitha çështjet rreth këtij problemi, duke propozuar edhe zgjidhje emergjente, por secila palë me kërkesat e tyre.

Sot priten zhvillime të reja dhe një ndërhyrje më e shtuar e Brukselit zyrtar për të evituar ashpërsimin e situatës midis dy vendeve

Një pjesë e mediave proqeveritare kanë drejtuar akuza të ndryshme lidhur me vendosjen e embargos nga ana e Prishtinës zyrtare. Sipas tyre, kjo situatë u krijua si pjesë e shfrytëzimit të poenëve politik për fushatën zgjedhore lokale në Kosovë dhe akuzat se pas këtyre vendimeve në prapavijë qëndrojnë struktura kriminale kontrabanduese të Kosovës.

 Kjo është mënyra që ka zgjedhur Shkupi për t'i ushtruar presion Qeverisë së Prishtinës, për tërheqjen e vendimit për bllokimin e të gjitha mallrave "Made in Macedonia".
Përfaqësues të shoqatës kanë deklaruar për mediat pranë VMRO-DPMNE-së, se masa që ka vënë në zbatim Prishtina, janë të papranueshme.

Shkupi është i gatshëm, me sa thuhet nga medie qeveritare, të vërë në zbatim edhe regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës, me të vetmin qëllim pezullimin e embargos.
Bllokimi i mallrave, sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, i shkakton ekonomisë së Maqedonisë dëm prej 900 mijë dollarësh në ditë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.