VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GREQIA BËN STËRVITJE USHTARAKE PRANË GRAMOZIT - KUNDËR UÇK DHE UÇÇ
E Martë, 09.10.2013, 02:26pm (GMT1)



Një stërvitje e papritur e forcave ushtarake greke ka nisur sot në mëngjes në zonën e malit të Gramozit, në rajonin e Kosturit, me qëllim neutralizimin e UÇK dhe UÇÇ (Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Ushtria për Çlirimin e Çamërisë).

Sipas disa mediave greke, stërvitja me emrin e koduar "Pyrpolitis 6/13" që po zhvillohet në fshatin Dipotamia pranë Kosturit, është urdhëruar nga shefi i Shtabit të përgjithshëm, Mihalis Kostarakos dhe në të marrin pjesë forcat speciale greke si dhe helikopterë të tipit "Chinnok" dhe "Apache".

Mediat që kanë publikuar këtë lajm, thonë se koha dhe vendi i stërvitjes nuk janë të rastësishme. Stërvitja kryhet pas ngjarjeve me të arratisurit e Trikalas, për disa prej të të cilëve u fol se kishin lidhje me UÇK, pas ngjarjeve me Kishën në Përmet dhe deklaratave irredentiste për "Shqipërinë e Madhe" me kufij deri në Prevezë.

Mediat, që iu referohen shërbimeve sekrete greke, shkruajnë se UÇÇ kontrollohet direkt nga UÇK dhe e ka qendrën në në jug të Shqipërisë. Vlerësohet se UÇÇ ka 5000 persona të armatosur që janë gati për sabotime dhe luftë guerrile në Greqi. Sipas informacioneve, pas Shkupit e Kosovës, objektiv i UÇK-së është Threspotia, me qëllim që UÇÇ të jetë aktive në Epir.

Stërvitja ka qëllim pikërisht parandalimin e ndonjë veprimi të mundshëm ekstremist në dëm të interesave të Greqisë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.