VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI DEKRETON QEVERINË E RE

E Mërkurë, 09.11.2013, 10:46am (GMT1)




Tiranë, 11 shtator Më pak se 24 orë i janë dashur Presidentit Bujar Nishani të dekretojë qeverinë e re, pas dorëzimit të listës së kabinetit qeveritar nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Dekreti i Nishanit është bërë publik në faqen zyrtare të presidencës në orën 11.00 të ditës së sotme (11 shtator 2013). Në këtë dokument, Presidenti Nishani ka dekretuar të gjithë emrat e ministrave, të cilët do të shkojnë në Kuvendin e Shqipërisë për ti votuar.

Dekretimi i qeverisë së re, është bërë nga Presidenti Bujar Nishani "në mbështetje të nenit 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit Edi Rama".

Dekreti i presidentit Nishani hyn në fuqi menjëherë.

 Këshilli i dekretuar i  Ministrave

1.    Edi Rama, Kryeministër
2.    Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër
3.    Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme
4.    Mimi Kodheli, ministër i Mbrojtjes
5.    Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme

6.    Klajda Gjosha, ministër i Integrimit Evropian
7.    Shkëlqim Cani, ministër i Financave
8.    Edmond Haxhinasto, ministër i  Transportit dhe Infrastrukturës
9.    Eglantina Gjermeni, ministër i  Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10.    Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes

11.    Lindita Nikolla, ministër i  Arsimit dhe Sportit
12.    Nasip Naço, ministër i  Drejtësisë
13.    Mirela Kumbaro Furxhi, ministër i  Kulturës
14.    Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15.    Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë

16.    Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave
17.    Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë
18.    Lefter Koka, ministër i Mjedisit
19.    Milena Harito, ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20.    Bledi Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore
21.    Ilirjan Celibashi, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.