E Enjte, 04.25.2024, 05:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Zëri i Amerikës - NË SHQIPËRI OPOZITA BRAKTIS SEANCËN PËR PROGRAMIN

E Enjte, 09.12.2013, 07:19am (GMT+1)


Në Shqipëri seanca e parlamentit e thirrur për prezantimin e programit të qeverisë u shoqërua me një situatë të ndezur që solli largimin e opozitës nga salla, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte vetëm 20 minuta që kishte nisur fjalën e tij. Dhe ishte përmbajtja e saj që duket se acaroi opozitën. Ndërsa premtonte një marrëdhenie të re mes palëve në sallë, zoti Rama  sulmoi shumicën e mëparshme për sjellje arrogante ndaj të majtëve kur ata ishin në opozitë. Ish kryeministri Sali Berisha, në mjediset e jashtme të parlamantit e akuzoi zotin Rama për nje retorikë banale dhe të ulët ndaj opozitës
 
Kanë nisur me një situatë konflikti mes palëve, orët e para të parlamentit të ri. Pas përplasjes mes shumicës së majtë dhe opozitës, për kohën tejet të shkurtër që fillimisht  u kërkua t'i lihej kësaj të fundit për t'u përgatitur për debatin mbi programin, edhe seanca e mbrëmjes së sotme, kur kryeministri ri doli për të paraqitur këtë program u shoqërua me probleme duke u mbyllur pa praninë e deputetëve të opozitës së re në sallë, me përjashtim të dy tre prej tyre.

Demokratët vendosën të dilnin jashtë, ndërsa zoti Rama në pjesën e parë të fjalimit po jepte konsiderata politike mbi votën e 23 qershorit. Ai premtoi ndryshim duke sjellë si shembull për t'u harruar ato çka kishte bërë e djathta në pushtet, në fjali të ngarkuara me akuza për rrënimin e shkatërrimin sipas tij të vendit. Ndërsa premtonte një marrëdhenie të re mes palëve në sallën e parlamentit, zoti Rama shprehej se nuk do të bënte atë që kundërshtarët e tij kishin bërë me të majtët kur ishin në opozitë, duke sulmuar të djathtët për sjellje arrogante.

Në fillim deputetët e djathtë ndërhynë nga vendi, por më pas ndërsa fjalimi i zotit Rama ende nuk kishte hyrë në pjesën e programit ishte ish kryeministri Sali Berisha dhe ish kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, të sulmuar direkt nga zoti Rama që u ngritën duke tërhequr pas edhe deputetët e tjetër të opozitës

Në mjediset e jashtme të parlamentit, zoti Berisha tha:

«Në vend të programit dëgjuam një retorike të ulët, banale kundër opozitës, sikur ai të ishte opozitë dhe ne të ishim qeveri. Programi është fund  krye një ligjërate bajate e një OJQ e cila nuk ka as edhe një kosto brende, asnjë buxhetim.

Me sharje fyerje ndaj opozitës mendon se do mund të kapërcejë premtimet alla Papandreu me të cilat mashtroi dhe i mori votat shqiptarëve. Në këto rrethana nuk kishte hapësirë për të ndjekur ligjëratën paranojake, banale të një piktori dështak që sot flet në emër të qeverisë », u shpreh zoti Berisha, sipas të cilit, «në këtë rrugë të nisur ai do t'i ketë ditët e shkurtra».

 
Në sallën e parlamenti kryeministri Rama vazhdoi fjalën e tij edhe për afër 50 minuta të tjera duke i mëshuar faktit se të gjitha premtimet e bëra në fushatë do të realizohen, që nga hapja e 300 mijë vendeve të punës, te ato për shëndetësinë falas, të ulja e taksave për bizneset e vogla, për reduktimin e barrës fiskale për bujqësinë dhe një sërë atikujsh ushqimor, për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit e rivendosjen e shpejtë të rendit e sigurisë. Ajo që bien në sy në programin e bërë pubik nga të majtët, ështe fakti se në të nuk gjenden afate, as etapat përmes të cilave synohet të realizohen premtimet dhe në shumicën e rasteve as mënyra se si do të përmbushen.
 
Situata e krijuar sonte në sallën e parlamentit paralajmëron temperatura të larta edhe të shtunën kur do të nis debati për programin. Kryetari demokrat Lulzim Basha, tha sonte në përfundim të një mbledhjeje të grupit parlamentar se opozita do të reagojë fort duke paraljmëruar edhe protesta nëse ajo do të provokohet sic ndodhi gjatë seancës së paraqitjes së programit. « Me largimin nga seanca opozita refuzoi gjuhën e urrejtjes, pasnesër do na ketë përballë se ka përgjegjësinë të përgjigjet para qyteravë për premtimet e bëra. Ne nuk do i japim paqe e nuk do pranojmë gjuhën e urrejtjes e as të provokojë opozitën. Sot mori përgjigje civile, nesër do ketë përgjigje proporcionale në sallë, rrugë e sheshet e vendit », deklaroi zoti Basha. Ai siguroi se nuk bëhet fjalë që opozita të bojkotojë parlamentin.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMERIKANËT NDEROJNË VIKTIMAT E 11 SHTATORIT 2001 (09.11.2013)
THAÇI - VEPRIMET E MAQEDONISË JANË ANTIEVROPIANE (09.11.2013)
Deutsche Welle - PUNËSIMI I RINISË SFIDË PËR KOSOVËN (09.11.2013)
PRESIDENTI DEKRETON QEVERINË E RE (09.11.2013)
PROGRAMI I QEVERISË, ZBARDHET DOKUMENTI - BERISHA I LA OPOZITËS 30 MINUTA KOHË NË VITIN 2005 (09.11.2013)
DYMBËDHJETË VJET NGA SULMET TERRORISTE TË 11 SHTATORIT (09.11.2013)
RAMA UA SHPËRNDAN MEDIAVE PROGRAMIN QEVERITAR QË DO TË VOTOHET NESËR NË KUVEND (09.10.2013)
Rubikon, MISHA GLENNY - NË SHTETET E REJA TË BALLKANIT KISHTE INTERESA MAFIOZE, JO PATRIOTIZËM (09.10.2013)
PRISHTINA KËRKON NGA SHKUPI TË MOS E PËRSHKALLËZOJË SITUATËN (09.10.2013)
GREQIA BËN STËRVITJE USHTARAKE PRANË GRAMOZIT - KUNDËR UÇK DHE UÇÇ (09.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]