E Mërkurë, 04.24.2024, 04:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Lajm - TOPALLI I THOTË RAMËS 'BASTARD', REAGON ASHPËR DHE BERISHA, OPOZITA PËRÇAHET EDHE PËR BOJKOTIN

E Enjte, 09.12.2013, 07:25am (GMT+1)


Kur nisi seanca e parë e kësaj legjislature, deputeti i dytë më i vjetër, Namik Dokle, e quajti lajm të mirë faktin që punimet po nisin pa bojkot.
Por nuk ka zgjatur shumë dhe bojkoti ka mbërritur.

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama ka acaruar ndjeshëm opozitën, që vendosi të lërë sallën, duke ndjekur nga pas pa asnjë urdhër ish- kryeministrin Sali Berisha.

Por në sallë ka mbetur së paku lideri i LZHK-së, Dashamir Shehi, që nuk i është bashkuar bojkotit bashkë me deputetin e PDIU, Dashamir Tahiri.

Ndërkohë ish- kryetarja e Kuvendit, Topalli, ishte më agresivja në fjalor, duke e quajtur Ramën "˜bastard'.

Këtë seancë po e ndjek edhe një grup ish- të përndjekurish. Në lozhat e Kuvendit janë ulur Islam Spahiu, Hysen Xhani, Skënder Tufa, Perikli Shqevi, Agron Talo, Xhemal Zhuri, Ismet Shoshori, Petrit Lipo, Fejzulla Seferi.

BERISHA: NA SHPALLI LUFTË, DO I KETË DITËT E SHKURTRA

18:35 Ish- kryeministri i vendit Sali Berisha, pasi opozita bojkotoi fjalën e kryeministrit Rama në një prononcim për gazetarët deklaroi se mazhoranca e re dje i shpalli luftë, duke paralajmëruar se do i ketë ditët e shkurtra.

"Në dëgjojë një retorikë të ulët. Me sharje dhe fyerje ndaj pozitës mendon se do të mundë të kapërcejë premtime alla Papandreu me të cilat mashtroi dhe mori votën e shqiptarëve. Vetëm me mashtrime publike për shërbim shëndetësor falas, për dëmshpërblim brenda dy viteve të të përndjekurve, për legalizime falas, për ulje të taksave për 95% të shqiptarëve. Në këto rrethana. Nuk kishte hapësirë për të ndjekur ligjeratën paranojave, banale të një piktori dështak që sot flet në emër të qeverisë. I rikujtoj zotërisë se sot janë dy data. 11 shtatori që nderon gjithë njerëzimi viktimat e Nju Jorkut, por dhe 11 shtatori i Pinocetit. Moralisht shprehu nderim për të parim, por në shpirt kishte të dytin. Ne erdhëm këtu, por Rama na shpalli luftë. Ajo që mazhoranca bëri ishte e paparë, nuk ndodh dhe në Korenë e Veriut që diskutimi të behet pa e marrë materialin dhe pa i dhënë qoftë një ditë të vetme. Nëse vijohet ne këtë mënyrë dëshmohet se etërit janë aty. E dëgjuat krahasimin me vitin "˜92, kjo është hakmarrje. Por në këtë rrugë do i ketë ditët e shkurtra. Demokratët nuk mposhtën, pasi demokratët janë të pathyeshëm",
theksoi Berisha.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës - NË SHQIPËRI OPOZITA BRAKTIS SEANCËN PËR PROGRAMIN (09.12.2013)
AMERIKANËT NDEROJNË VIKTIMAT E 11 SHTATORIT 2001 (09.11.2013)
THAÇI - VEPRIMET E MAQEDONISË JANË ANTIEVROPIANE (09.11.2013)
Deutsche Welle - PUNËSIMI I RINISË SFIDË PËR KOSOVËN (09.11.2013)
PRESIDENTI DEKRETON QEVERINË E RE (09.11.2013)
PROGRAMI I QEVERISË, ZBARDHET DOKUMENTI - BERISHA I LA OPOZITËS 30 MINUTA KOHË NË VITIN 2005 (09.11.2013)
DYMBËDHJETË VJET NGA SULMET TERRORISTE TË 11 SHTATORIT (09.11.2013)
RAMA UA SHPËRNDAN MEDIAVE PROGRAMIN QEVERITAR QË DO TË VOTOHET NESËR NË KUVEND (09.10.2013)
Rubikon, MISHA GLENNY - NË SHTETET E REJA TË BALLKANIT KISHTE INTERESA MAFIOZE, JO PATRIOTIZËM (09.10.2013)
PRISHTINA KËRKON NGA SHKUPI TË MOS E PËRSHKALLËZOJË SITUATËN (09.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]