E Enjte, 04.25.2024, 11:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
META E DEPUTETË TË PS NË RIVARRIMIN E AZEM HAJDARIT, ELIOT ENGEL MBAN FJALIM PËR HEROIN NË KONGRESIN AMERIKAN

E Enjte, 09.12.2013, 07:51am (GMT+1)




TIRANË - Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari, do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Përmes një ceremonie të organizuar nga Bashkia e Tiranës, ku pritet të marrin pjesë kryetari i Parlamentit, Ilir Meta si dhe një grup deputetësh të PS, paraditen e sotme eshtrat e liderit të dhjetorit do të zhvendosen nga Sharra drejt Varrezave të Dëshmorëve.

Në një njoftimi për shtyp, Bashkia e Tiranës lajmëroi se më datën 12 shtator, personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjerë, kryetarët e partive politike, studentët e dhjetorit "˜90, intelektualët, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azemit do të kryejnë homazhe për nder të tij e më pas ta përcjellin për në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Bashkia njofton se në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve do të kryhen homazhe, në nderim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, ndërsa në orën 12:00 kortezhi i përmortshëm me arkivolin e vendosur në shtratin e topit, do të niset për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Në orën 12:30 do të nisë ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë, mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë "Urdhrin e Flamurit" dhe urdhrin më të lartë në Republikën e Kosovës, "Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit", të dhënë nga ishPresidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari është Qytetar Nderi i Tiranës dhe pothuajse i të gjithë bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi për të rivarrosur Azem Hajdarin në Varrezat e Dëshmorëve u mor në datën 5 shtator dhe bashkia ngriti një komision të posaçëm pune që do të merrej pikërisht me ceremoninë që do të zhvillohet sot në prani të shumë personalitete të ftuara nga të gjitha trevat shqiptare. Azem Hajdari në dhjetor 1990 u vu në krye të lëvizjes studentore, kohë e cila shënon dhe fillimin e aktivitetit të tij politik. Në dhjetor 1990 shkurt ai u zgjodh Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike. Në vitet 1991 1993 ishte nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues. Më 31 mars 1991 - deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën. Më 22 mars 1992 deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun. Më 26 maj 1996 deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën, 29 qershor 1997 deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën, 1992-1996 kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un, - nëntor 1996 kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare, qershor 1997 kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare, 1995 1998 - president i klubit të futbollit "Vllaznia" të Shkodrës dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale.

Eliot Engel fjalim në Kongresin Amerikan: Nderojmë kontributin historik të Azemit


Kongresmeni Eliot Engel, në përkujtim të 15-vjetorit të vdekjes së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari ka mbajtur një fjalim në Kongresin Amerikan.


Në fjalimin e tij Engel mes të tjerash ka theksuar se "në përvjetorin e 15-të të vdekjes së parakohshme të Azem Hajdarit, populli shqiptar do të nderojë një herë më shumë një udhëheqës të vërtetë historike të lëvizjes demokratike të Shqipërisë. Në këtë ditë, 12 shtator, shqiptarët nga i gjithë vendi dhe nga e gjithë bota, duke përfshirë kosovarëve shqiptarë, do të mblidhen për të kujtuar Azemin dhe ta shoqërojë atë në vendin e fundit të prehjes së tij në varrezat e dëshmorëve Tiranë-së. Z.Kryetar, Azem Hajdari ishte një kampion i fuqishëm i vlerave demokratike dhe hero për shumë shqiptarë. Kam respekt kërkoj që ju dhe kolegët e tjerë të mi të nderuar bashkoheni me mua në njohjen e kontributit historik të Azem Hajdarit për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri", - shprehet Engel.
--

Biografia e Azem Hajdarit:

 

-          Azem  Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;

-          I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i  lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit;

-          Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;

-      Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës;

-      Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;

-      Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi;

-      Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani;

 

Aktiviteti Politik:

 

-      Dhjetor 1990 Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;

-      Dhjetor 1990 shkurt Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;

-      1991 1993 Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues;

-      31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën;

-      22 mars 1992 Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun;

-      26 maj 1996 Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën;

-      29 qershor 1997 Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën;

-      1992-1996 Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;

-      Nëntor 1996 Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;

-      Qershor 1997 Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;

-      1995 1998 President i klubit të futbollit "Vllaznia" Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale

 

Vlerësime për Heroin e Demokracisë:

 

-      Urdhëri i  Flamurit;

-      Urdhëri "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu", dhënë nga Presidenti i Republikës;

-      Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit", dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 2003;

-      Urdhëri "Nderi i Kombit" (2002);

-      Pishtar i Demokracisë;

-      "Qytetar Nderi" i qytetit të Tiranës, Vlorës dhe i pothuajse të gjithë bashkive e komunave të Shqipërisë

 


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Lajm - TOPALLI I THOTË RAMËS 'BASTARD', REAGON ASHPËR DHE BERISHA, OPOZITA PËRÇAHET EDHE PËR BOJKOTIN (09.12.2013)
Zëri i Amerikës - NË SHQIPËRI OPOZITA BRAKTIS SEANCËN PËR PROGRAMIN (09.12.2013)
AMERIKANËT NDEROJNË VIKTIMAT E 11 SHTATORIT 2001 (09.11.2013)
THAÇI - VEPRIMET E MAQEDONISË JANË ANTIEVROPIANE (09.11.2013)
Deutsche Welle - PUNËSIMI I RINISË SFIDË PËR KOSOVËN (09.11.2013)
PRESIDENTI DEKRETON QEVERINË E RE (09.11.2013)
PROGRAMI I QEVERISË, ZBARDHET DOKUMENTI - BERISHA I LA OPOZITËS 30 MINUTA KOHË NË VITIN 2005 (09.11.2013)
DYMBËDHJETË VJET NGA SULMET TERRORISTE TË 11 SHTATORIT (09.11.2013)
RAMA UA SHPËRNDAN MEDIAVE PROGRAMIN QEVERITAR QË DO TË VOTOHET NESËR NË KUVEND (09.10.2013)
Rubikon, MISHA GLENNY - NË SHTETET E REJA TË BALLKANIT KISHTE INTERESA MAFIOZE, JO PATRIOTIZËM (09.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]