VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEMAÇI - MOS I LËSHONI PE MAQEDONISË QË BËN POLITIKË TË ÇMENDUR

E Enjte, 09.12.2013, 09:21am (GMT1)


Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i ka quajtur të pakuptimta dhe të çoroditura veprimet e Maqedonisë për bllokadën tregtare dhe kufizimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës.
Demaçi ka thënë se me këto veprime Maqedonia është duke ndjekur politikë antikombëtare dhe të çmendur.

"Të dalë sot një udhëheqje e tillë në krye të Maqedonisë dhe të bëjë një politikë kaq të çmendur, në rend të parë kundër interesit të popullit maqedonas, kjo është e pakuptimtë", ka deklaruar Demaçi për Epoka e Re.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të mos lëshojnë pe karshi Maqedonisë, e cila është duke u sjellë sikur të ishte ndonjë superfuqi.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.