VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VAZHDOJNË HOMAZHET, BAMIR TOPI - AZEMI DINTE TË BËNTE DHE TRIMIN DHE DIPLOMATIN - NË JETË TË JETËVE DO TË MBETET I PAPËRLYER
Bëjnë homazhe edhe ambasadori Arvizu, ambasadori Wilton, deputetë të Kuvendit, ministra të qeverisë Rama&l

E Enjte, 09.12.2013, 10:04am (GMT1)



TIRANË - Në orën 10:41 homazhe për Heroin bëri ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, kreu i FRD-së, Bamir Topi. Ai e kujton Azem Hajdarin si një nga njerëzit më të guximshëm, kurajoz dhe pa komplekse në PD.

"Njeri shumë i guximshëm, njeri kurajoz, pa komplekse. Dinte të bënte dhe trimin dhe diplomatin. E përkujtoj me shumë mall dhe respekt dhe vlerësim. Në në jetë të jetëve do të mbahet mend si njeri i papërlyer. Respekt për këtë figurë të madhe të kombit shqiptar", u shpreh Topi për gazetarët pas homazheve në nder të Azem Hajdarit.

Nga ora 10:00 shqiptarët nga e gjithë hapësira jonë kombëtare i janë drejtuar Pallatit të Kongreseve për të kryer homazhet në nder te Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjerë, kryetarët e partive politike, studentët e dhjetorit "˜90, intelektualët, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azemit do të kryejnë homazhe për nder të tij e më pas ta përcjellin për në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.


HOMAZHE AMBASADORËT
Ora 11:20- Në homazhe moiri pjesë edhe ambasadori i OSBE, Robert Wilton, e pak minuta pas tij mbërriti edhe ai i SHBA-ve Aleksandër Arvizu.

DEPUTET DHE ALEATË TË PD-SË HOMAZHE PËR HAJDARIN
Ora 11:17- Fatmir Mediu dhe Agron Duka nga PR-ja, si dhe Nard Ndoka I PDK-së kanë kryer homazhe në kujtim të Azem Hajdarit, Më herët edhe shumë deputetë të PD-së kanë nderuar figurën e tij.

4 MINISTRA TË QEVERISË RAMA HOMAZHE PËR HAJDARIN
Ora 11:05- Rreth orës 11:05 minuta katër ministra të qeverisë Rama kanë shkuar në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhe në nderim të liderit të dhjetorit, Azem Hajdarit. 

Në homazhe marrin pjesë minisstrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe

ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi.





www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.