E Enjte, 04.18.2024, 07:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HEROI AZEM HAJDARI NGA SOT DO TË PREHET NË VARREZAT E DËSHMORËVE TË KOMBIT
Nderime nga qytetarët shqiptarë, politikanët e Tiranës dhe nga diplomatët perëndimorë

E Enjte, 09.12.2013, 01:55pm (GMT+1)



TIRANË - Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari, nga sot do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Pas ceremonisë së homazheve të organizuar nga Bashkia e Tiranës, që nisi sot rreth orës 10:00, eshtrat e liderit të dhjetorit u zhvendosen nga Sharra drejt Varrezave të Dëshmorëve.

Për më shumë se dy orë në Pallatin e Kongreseve personalitete të larta të jetës politike, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ish-kryeministri Berisha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëkohësisht edhe Kryetar i Partisë Demokratike, 4  ministra të qeverisë Rama, përfaqësues të partive politike në vend, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si Taulant Balla e Pandeli Majko nga PS si dhe deputetë demokratë Astrit Patozi, Ridvan Bode, Genc Ruli, Sokol Oldasgi, etj., bënë homazhe në nderim të udhëheqësit të Levizjes Studentore 1990, që çoi në rrëzimin e regjimit komunist.

Homazhe bënë gjithashtu edhe Ambasadori i SHBA, Arvizu, ai i BE-së, Sequi dhe i OSBE, Wilton, si dhe kreu i Komunitetit Myslyman, Selim Muça dhe kreu i Kishës Katolike Imzot Rrok Mirdita, ish-presidenti Alfred Moisiu. Ndërkohë, homazhe zhvilluan dhe studentë të dhjetorit "˜90, intelektualë, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azem Hajdarit.

Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë, mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë "Urdhrin e Flamurit" dhe urdhrin më të lartë në Republikën e Kosovës, "Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit", të dhënë nga ishPresidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari është Qytetar Nderi i Tiranës dhe pothuajse i të gjithë bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi për të rivarrosur Azem Hajdarin në Varrezat e Dëshmorëve u mor në datën 5 shtator dhe Bashkia Tiranë ngriti një komision të posaçëm pune që do të merrej pikërisht me ceremoninë që do të zhvillohet sot në prani të shumë personalitete të ftuara nga të gjitha trevat shqiptare. Azem Hajdari në dhjetor 1990 u vu në krye të lëvizjes studentore, kohë e cila shënon dhe fillimin e aktivitetit të tij politik. Në dhjetor 1990 shkurt ai u zgjodh Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike. Në vitet 1991 1993 ishte nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues. Më 31 mars 1991 - deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën. Më 22 mars 1992 deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun. Më 26 maj 1996 deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën, 29 qershor 1997 deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën, 1992-1996 kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un, - nëntor 1996 kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare, qershor 1997 kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare, 1995 1998 - president i klubit të futbollit "Vllaznia" të Shkodrës dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale.

DJALI I AZEMIT, MIRËNJOHJE BERISHËS DHE METËS
Ora 13:00 Kiri Hajdari, djali i madh i "Heroit të Demokracisë", gjatë fjalës së tij në ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të të atit, shprehu mirënjohjen e pakufishme, për zotin Berisha, që sipas tij i ka qëndruar pranë familjes si dhe Kreut të LSI-së Ilir Meta apo dhe figura të njohura të politikës kosovare si Ibrahim Rugova të cilët i kanë qëndruar pranë në karrierën politike.

BASHA: FIGURA E AZEM HAJDARIT APELON PËR UNITET E BASHKIM KOMBËTAR
Ora 12:57 Pas homazheve në Pallatin e Kongreseve në nderim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, arkivoli me eshtrat e tij prehet tashmë në Varrezat e Deshmorëve të Kombit. Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, njëherazi kryebashkiak i Tiranës, e vlerësoi lart figurën e Azemit, 15 vjet pas vdekjes duke theksuar se figura e Azem Hajdarit apelon sot për unitet dhe bashkim kombëtar.  

"Ndonëse ka kaluar vetëm një dekadë e gjysëm nga dita e tij e rënies, Azen Hajdari pason rilindasit më të shquar përsa i përket vlerësimeve dhe nderimeve institucionale, sepse Lëvizja e Dhjetorit '90, e drejtuar prej tij, shënoi ndarjen nga diktatura komuniste dhe fillimin e demokracisë perëndimore dhe kjo ishte e do mbetet sot e gjithë ditën rilindja e vërtetë e Shqipërisë pas dekadash izolimi", deklaroi Basha gjatë ceremonisë në Varrezat e Dëshmorëve.

Basha theksoi se Azem Hajdari do të ketë përgjithmonë vendin e merituar në historinë e demokracisë shqiptare. "Besoj se nuk ka asnjë njeri të vetëm e të lirë në këtë vend që nuk i detyrohet atij për hapin që hodhi në Dhjetor '90. Kujtesa e kombit e ka regjistruar Azemin si njeriun që vrau frikën", tha kryetari i PD-së.

"Azemi u vra më 12 shtator '98. Ai u vra se ishte prijësi i lëvizjes studentore, u vra se kishte qënë protagonist për hapjen demokratike të vendit, se kishte qënë themelues i orëve të para dhe kryetari i PD-së nga dhjetor '90 deri në shkurt '91 dhe se kishte qënë mbrojtës i demokracisë dhe çështjes kombëtare. Nuk është e vërtetë se përmbysja e komunizmit në Shqipëri u bë në mënyrë krejt paqësore. Lëvizja për demokraci ka dhënë liderin e saj të parë, ajo ka paguar me gjakun e Azem Hajdarit, të cilin nuk e vranë në betejën ballore të fillimit, por në kulisat e pabesitë e revanshit. Sot figura e tij apelon për unitet dhe bashkim për vlerat kombëtare", u shpreh Basha, ndërsa shtoi se trashëgimia e testamenti i tij politik i përkasin gjithë shqiptarëve, pa dallim krahine apo feje.

KORTEZHI DREJT VARREZAVE TË DËSHMORËVE
Ora 12:26- Pas homazheve që zgjatën rret 2 orë e 30 minuta, arkivoli i liderit të dhjetorit Azem Hajdari iu drejtua Varrezave të Dëshmorëve që do të jetë prej sot edhe banesa e tij e fundit.

NISHANI HOMAZHE PËR AZEM HAJDARIN
Ora 12:20 Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani kreu homazhet e rastit në nder të "˜Heroit të Demokracisë" Azem Hajdari. Pasi nënshkroi në librin e kujtimeve presidenti u takua dhe me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe Sali Berishën. Presidenti nuk u prononcua për gazetarët pas homazheve teksa ka zgjedhur të përshëndesë me kortezi njerëzit të cilët ndodheshin jashtë Pallatit të Kongreseve.
Nishani homazhe
SALI BERISHA HOMAZHE PËR AZEM HAJDARIN
Ora 12:12 Lideri historik i së djathtës njëherësh ish-kryeministri i vendit Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha kreu homazhe në nder të Heroit të Demokracisë "˜Azem Hajdari'. Berisha nënshkroi dhe në librin e kujtimeve.

KREU I PD, LULZIM BASHA HOMAZHE NË NDER TË AZEM HAJDARIT
Ora 12:09 Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kreu homazhe në nderim të "˜Heroit ë Demokracisë' Azem Hajdari. Më vonë ai shkruajti disa rrrjeshta në librin e kujtimeve. Kreu i PD-së, njëherësh kryetari i Bashkisë është dhe iniciatori i ceremonisë së rivarrimit të "Heroit ë Demokracisë' në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Në një njoftimi për shtyp, Bashkia e Tiranës lajmëroi se më datën 12 shtator, personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjerë, kryetarët e partive politike, studentët e dhjetorit "˜90, intelektualët, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azemit do të kryejnë homazhe për nder të tij e më pas ta përcjellin për në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Bashkia njoftoi se në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve do të kryhen homazhe, në nderim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, ndërsa në orën 12:00 kortezhi i përmortshëm me arkivolin e vendosur në shtratin e topit, do të niset për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Në orën 12:30 nis ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

META: URTËSI E PËRGJEGJSHMËRI PËR TË BËRË REALITET ËNDRRËN E AZEMIT

Ora 11:42 Ilir Meta, kreu i LSI-së njëherësh kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, kreu homazhe para arkivolit me eshtrat të Azem Hajdarit. Meta shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama. Më pas ato takuan bashkëshorten dhe familjarët e "˜Heroit të Demokracisë' dhe nënshkruan mbi librin e kujtimeve.

Meta ne HOMAZHE

"Sot është një ditë e rëndësishme, është një ditë homazhesh dhe kujtimi për simbolin e lëvizjes studentore të Dhjetorit, e cila ktheu faqen e Shqipërisë, përmes thirrjes: "˜E duam Shqipërinë si gjithë Evropa", për ish-kolegun tonë Azem Hajdari, kujtimi i të cilit do të jetë i paharrueshëm. Është dhe një ditë angazhimi për të ardhmen për të plotësuar dhe ëndrrën e tij që Shqipëria të jetë si e gjithë Evropa dhe e gjithë gjeneratës që ai drejtoi për të ndryshuar faqen e Shqipërisë. Ai nuk e kurseu guximin, kurajën dhe vizionin e tij duke rrezikuar gjithcka. Jam i bindur se gjithë në të tjerët do të na duhet të tregojmë më shumë urtësi dhe përgjegjshmëri që ëndrra e tij dhe studentëve të dhjetorit të bëhet realitet që Shqipëria të bëhet anëtare e BE. I paharruar emri i tij. Është emër që kujton jo vetëm ndryshim epokal, por na kujton që këto sakrifica duhet ti respektojmë dhe ti çmojmë që ëndrrën e gjeneratës së tij ta përmbushim sa më shpejt", ishte mesazhi që dha kryetari i Kuvendit Ilir Meta për klasën politike pas homazheve të kryera për nder të "Heroit të Demokracisë'.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VAZHDOJNË HOMAZHET, BAMIR TOPI - AZEMI DINTE TË BËNTE DHE TRIMIN DHE DIPLOMATIN - NË JETË TË JETËVE DO TË MBETET I PAPËRLYERBëjnë homazhe edhe ambasadori Arvizu, ambasadori Wilton, deputetë të Kuvendit, ministra të qeverisë Rama&l (09.12.2013)
(UPDATED)TIRANË, PALLATI I KONGRESEVE - SHQIPTARËT NGA E GJITHË HAPËSIRA KOMBËTARE I BËJNË HOMAZHE HEROIT AZEM HAJDARI (09.12.2013)
KRYEMINISTRI EDI RAMA NESËR VIZITON KOSOVËN (09.12.2013)
DEMAÇI - MOS I LËSHONI PE MAQEDONISË QË BËN POLITIKË TË ÇMENDUR (09.12.2013)
META E DEPUTETË TË PS NË RIVARRIMIN E AZEM HAJDARIT, ELIOT ENGEL MBAN FJALIM PËR HEROIN NË KONGRESIN AMERIKAN (09.12.2013)
Lajm - TOPALLI I THOTË RAMËS 'BASTARD', REAGON ASHPËR DHE BERISHA, OPOZITA PËRÇAHET EDHE PËR BOJKOTIN (09.12.2013)
Zëri i Amerikës - NË SHQIPËRI OPOZITA BRAKTIS SEANCËN PËR PROGRAMIN (09.12.2013)
AMERIKANËT NDEROJNË VIKTIMAT E 11 SHTATORIT 2001 (09.11.2013)
THAÇI - VEPRIMET E MAQEDONISË JANË ANTIEVROPIANE (09.11.2013)
Deutsche Welle - PUNËSIMI I RINISË SFIDË PËR KOSOVËN (09.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]