VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Thaçi: Presidenti Rugova do të ketë vlerësim historik
E Enjte, 01.22.2009, 08:41am (GMT1)

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pasi bëri homazhe pranë varrit të Presidentit Rugova, para gazetarëve tha se është një traditë e mirë e institucioneve të Republikës së Kosovës për respektimin e personaliteteve bartëse të institucioneve të Kosovës. "Kjo ardhje sot është homazhi i parë (për Rugovën) në shtetin e pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës, i vlerësimit të personalitetit të tij në procesin në kontinuitet të angazhimeve për pavarësinë e Kosovës", ka thënë kryeministri Thaçi. Gjithashtu Thaçi tha se ka punuar gjatë me Ibrahim Rugovën, "në një periudhë kohore për këtë që sot e kemi", duke shtuar se do të vazhdohet me përkushtimet më të mëdha si institucione, për të pasur sukses edhe më të madh, për të respektuar të kaluarën e të gjitha përkushtimeve që kanë ndodhur në Kosovë. "Presidenti Rugova do ta ketë vlerësimin historik, një vlerësim, i cili do të respektohet prej institucioneve dhe qytetareve të Kosovës", theskoi Kryeministri Hashim Thaçi.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.