VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Hillari Klinton konfirmohet nga Senati si Sekretare Shteti e SHBA-ve
E Enjte, 01.22.2009, 08:51am (GMT1)

Zonja Hillari Klinton bëri betimin si sekretare e shtetit duke dhënë njëkohësisht dorëheqjen nga vendi i saj në senat. Gjatë votimit për konfirmimin e saj, 94 senatorë votuan pro dhe 2 kundër.
Një senator i vetëm, republikani Xhon Kornin i shtetit Teksas bëri që konfirmimi të vonohej 1 ditë, duke thënë se nuk ishte i kënaqur me përgjigjet e zonjës Klinton rreth fondacionit bamirës të burrit të saj Bill Klinton.
Ish Presidenti Klinton drejton një organizatë të quajtur Fondacioni Klinton.
Senatori Kornin kërkoi gjatë seancave që zonja Klinton të forconte masat mbikqyrëse ndaj përpjekjeve të ish presidentit për të grumbulluar fonde për të mos lejuar që qeveritë e vendeve të tjera të përpiqen të ndikojnë mbi politikën amerikane përmes donacioneve.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.