E Enjte, 04.18.2024, 04:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Shqiptarët e veriut të Mitrovicës protestuan në Prishtinë
E Premte, 01.23.2009, 07:19pm (GMT+1)

 

 

(Voal-online) RTK dhe media të tjera të Kosovës bëjnë të ditur se qytetarë shqiptarë të Kosovës, të cilët banojnë në veriun e Mitrovicës, në Lagjen e Boshnjakëve, protestuan sot në orën 12.00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe iu kërkuan institucioneve të shtetit të Kosovës që sa më shpejt t'ua plotësojnë kërkesat e tyre. Banorë shqiptarë të kësaj lagjeje protestuan për shkak të zhvillimeve në këtë pjesë të Mitrovicës dhe sulmeve të përditshme të grupeve kriminale të organizuara nga shteti i Serbisë. "Pasi që ju nuk po na ruani, erdhëm ne që t'ju ruajmë", "Kthim të banorëve në veri", "Ndaloni strukturat paralele kriminale", janë disa nga parullat me të cilat banorët e Lagjes së Boshnjakëve protestuan para Qeverisë së Kosovës. Banorët e Lagjes së Boshnjakëve kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që sa më shpejt të dalin me një zgjidhje për veri dhe t'i plotësojnë kërkesat e tyre. Përfaqësuesit e këtyre banorëve thanë se kanë ardhur të protestojnë në Prishtinë për shkak të gjendjes së rëndë prej pas luftës. Protestuesit thanë se po të ndodhë më tej ndonjë dhunë, djegie, apo vrasje, atëherë përgjegjësia bie mbi Qeverinë dhe autoritetet ndërkombëtare në Kosovë. Me këtë protestë qytetarët shqiptarë të Kosovës të cilët banojnë në veriun e Mitrovicës, kërkuan më shumë siguri nga Qeveria e Kosovës. Fevzi Beqiri, përfaqësues i "Lagjes së Boshnjakëve", ka thënë se kemi ardhur të protestojmë para qeverisë për shkak të gjendjes së tmerrshme prej pas luftës. Beqiri tha se është kërkuar nga institucionet që sa më shpejt të dalin me një zgjidhje për veri dhe t'i plotësojnë kërkesat e tyre dhe të mos heshtin sikurse kanë heshtur që nëntë vjet që prej pasluftës.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"New York Times" (Editorial) - Presidenti Obama (01.22.2009)
Obama takohet me këshilltarët ekonomikë dhe të sigurisë (01.22.2009)
Presidenti Obama merr mesazhe urimi nga udhëheqës botërorë - Sarkozi, Berluskoni, Merkel, Mandela ... (01.22.2009)
Hillari Klinton konfirmohet nga Senati si Sekretare Shteti e SHBA-ve (01.22.2009)
Thaçi: Presidenti Rugova do të ketë vlerësim historik (01.22.2009)
Presidenti Obama në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë (01.21.2009)
Bush: Largohem nga Shtëpia e Bardhë pa hidhërim (01.21.2009)
"All we can do, all this we will do" - "Gjithçka që mund ta bëjmë, do ta bëjmë" - Të ngrihemi për të ndërtuar Amerikën - Nga Barak Obama, Presidenti i SHBA (01.21.2009)
Barak Obama betohet, është Presidenti i 44-t i Amerikës (01.20.2009)
Obama vjen në emër të Rilindjes Amerikane - Editorial i Voal-online (01.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]