VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në veriun e Kosovës mbi 6 milionë tonelata minerale ende të pazbuluara
E Shtunë, 01.24.2009, 08:46am (GMT1)

Voal-online) Agjencia italiane e lajmeve ANSA, duke iu referuar një burimi të saj në Shkup, bën të ditur se në veri të Kosovës ka filluar një varg kërkimesh gjeologjike. Kërkimet gjeologjike po bëhen në këtë zonë të Kosovës nga një firmë shumëkombëshe britanike, Lydian International. Këtë e ka shpallur Tim Coughlin, president i kësaj shumëkombësheje. Këto kërkime i paraprijnë nxjerrjes së zinkut, plumbit dhe argjendit nga nëntoka e Kosovës, ku mendohet se janë të paktën 6 milionë tonnelata minerale të cilat kurrë nuk janë zbuluar deri tani dhe kurrë nuk janë vënë në punë.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.