VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Haradinaj: Të fillohen bisedimet me NATO-n që të dyfishohet numri i pjestarëve të FSK-së
E Shtunë, 01.24.2009, 05:11pm (GMT1)

Voal-online - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehu të premten pakënaqësinë me mossistemimin e ish-anëtarëve të UÇK-së e TMK-së në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Sikur raporton KosovaLive, Haradinaj gjatë një vizite në Gjilan, tha se institucionet e Kosovës është dashur të insistojnë që numri i pjesëtarëve të FSK-së të rritet në 5 mijë sish, pasi sipas tij, numri aktual është i vogël. Sipas kreut të AAK-së, numri prej 2 500 pjesëtarësh mjafton për fillim, por më pas Kosova duhet t'i fillojë bisedimet me NATO-n dhe partnerët e tjerë për të dyfishuar këtë numër. Ai tha se në dinamikën e sigurisë, nëse në Kosova ka mbi 15 mijë ushtarë të KFOR-it, kjo është një tregues se Kosova ka nevojë për numër më të madh të pjesëtarëve të FSK-së. Haradinaj i konsideron si shumë të ligjshme shqetësimet e ish-anëtarëve të TMK-së, të cilët nuk janë përfshirë në forcën e re, ndërsa kërkoi që zgjedhja e problemit të tyre të bëhet përmes institucioneve. Duke e komentuar sulmin me granatë kundër kazermës së FSK-së në Pejë, Haradinaj tha se mungojnë ende informatat zyrtare se çka ka ndodhur vërtet mbrëmë atje. Por ai theksoi se nuk mund të ketë motiv që e legjitimon dëmtimin e rendit dhe ligjit, jetike për Kosovën.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.