VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shkencëtarët e panë një shpërthim nga lashtësia
E Enjte, 10.29.2009, 03:56pm (GMT1)

Astronomët kanë hedhur një shikim shumë mbrapa në kohë, duke e parë shpërthimin më të vjetër deri më sot, i cili ka ndodhur 13 miliardë vjet më parë, vetëm pak kohë pas lindjes së universit.

Astronomët gjurmuan rrezet gama të shpërthimit, të quajtur GRB 090423, për ta parë dritën nga ylli masiv që u shua 630 milionë vjet pas Shpërthimit të Madh, i cili paraqet lindjen e universit, shkruan revista shkencore "Natyra".

"Rrezet gama kanë dalë nga shpërthimet më të mëdha në univers",
tha Bing Zhang, nga Universiteti i Nevadës.

"Besohet se ngjarjet kataklizmike, siç është kolapsi i një ylli masiv, janë shoqëruar me formimin e vrimave të zeza dhe me yje neutronike të magnetizuara", shkruan revista.

Vdekja e yllit ka qenë mjaft e ndritshme për t'i ndriçuar madje edhe galaksitë dhe do t'u ndihmojë shkencëtarëve të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në ditët e para të universit.

Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur kur universi ka qenë vetëm pesë për qind i vjetër nga ajo që është sot.

 

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.