VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tentojnë për të shpëtuar Tarçullovskin nga krimi në Luboten
E Premte, 10.30.2009, 05:14pm (GMT1)

 

Në Tribunalin e Hagës dje janë dëgjuar ankesat e avokatëve të ish-zyrtarit të lartë të policisë maqedonase, Johan Tarçullovski, i dënuar me 12 vite burg për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve shqiptarë në fshatin Luboten të Shkupit, gjatë vitit 2001.

Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në korrik të vitit të kaluar e dënoi Tarçullovskin me 12 vjet burg për rastin "Lubeten", ndërsa avokatët e tij para një viti dhanë ankesë.

Avokatët e Tarçullovskit Antonio Apostollski dhe vëllezërit Alen dhe Nejtan Dershovac në ankimimin prej 15 pikave, tentuan që t'i bindin gjykatësit e Hagës se Johan Tarçullovski është dënuar padrejtësisht. Ankimimi bazohet në atë se gjoja "Tarçullovski ka zbatuar aksion legjitim për vetëmbrojtje dhe mbrojtje të Maqedonisë në konfliktin e vitit 2001". Gjykata e Hagës pas shqyrtimit të argumenteve të mbrojtjes dhe prokurorisë pritet të marrë vendim deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjykata të enjten i shqyrtoi edhe argumentet për ankimimin e prokurorisë për aktgjykimin lirues të Boshkoskit.

(http://www.ina-online.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.