VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Disa rrugë të kryeqytetit të Kosovës do të jenë të mbyllura për automjetet
E Djelë, 11.01.2009, 08:44am (GMT1)

Voal-online -Radiotelevizioni i Kosovës, në eidicionet e tij të lajmeve, ka bërë të ditur dje, mbrëmë dhe në orët e para të mëngjesit se disa rrugë të kryeqytetit të Kosovës gjatë ditës së sotme do të jenë krejtësisht të mbyllura për automjetet.

Duke iu referuar një njoftimi të Policisë së Kosovës, RTK saqron se, për shkak të veprimtarive gjatë vizitës së sotme (e diel) të ish presidentit amerikan Bill Clinton, disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të mbyllura për qarkullimin e automjeteve.

Ky vendim i Policisë, ka hyrë në fuqi që mbrëmë nga ora 23:30 minuta, pra një gjysmë ore para mesnatës.

Konkretisht zona që përfshin ndërlidhjen e rrugëve prej semaforëve te Santeja e deri te udhëkryqi me rrugën e Doganës do të jenë të bllokuara. Përpos tyre, edhe rruga prej tunelit në të tri lidhjet me rrugët dytësore e deri te rruga e Tiranës, për të vazhduar tek kryqëzimi me rrugën Kosta Novakoviq, do të jenë të bllokuara tërësisht, deri në përfundimin e të gjitha aktiviteteve në atë zonë.

Në të njëjtën kohë, i ndaluar do jetë edhe parkimi i veturave në zonën ku mbahen aktivitetet deri në përfundimin e tyre.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.