VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Obama në TV AL ARABIYA: Islami nuk është armiku ynë
E Martë, 01.27.2009, 03:57pm (GMT1)

 

 

(Voal-online) Kthesë e re mediatike e presidentit amerikan Barack Obama, që dje ia ka dhënë intervistën e parë një medie arabe, televizionit të Dubait Al Arabiya për të shpallur rifillimin e bisedimeve në Lindjen e Mesme. Për këtu kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë ka duartrokitur mbretin e Arabisë Saudite Abdullah për rolin në përgatitjen e një plani paqeje për Lindjen e Mesme. Obama i ka thënë televizionit arab se administrata e tij do të përshtasë një sjellje më globale në marrëdhëniet me botën muslimane. "Për ne është e pamundur - ka thënë Obama të mendojmë vetëm kuadrin e konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve pa llogaritur atë që ndodh në Siri, Iran, Liban, Afganistan e Pakistan. Janë çështje të lidhura."
Intervista është dhënë ndërkohë që i sapoemëruari i dërguar për Lindjen e Mesme George Mitchell po nisej për në rajon për misionin e parë diplomatik zyrtar të Administratës së re, në më pak se një javë pas betimit të Obamës. "Misioni i Mitchell - ka thënë Obama - është realizimi i premtimit që kam bërë në fushatën zgjedhore, se nuk do të prisja fundin e mandatit për t'u përballur me paqen midis palestinezëve dhe izraelitëve. Fillojmë tani." "Nuk i takon Amerikës, ka shtuar presidenti, t'iu thotë palëve në konflikt çfarë duhet bërë: Duhet t'i marrin ata vendimet. Por ka ardhur momenti për të dyja palët të kuptojnë se rruga ku ndodhen nuk sjell paqe dhe në përparim për njerëzit e tyre. Është koha të rikthehen në tryezën e bisedimeve."

Vlerësimi i iniciativës së mbretit saudit, që propozon paqe në shkëmbim të tërheqjes së izraelitëve nga territoret e pushtuara më 1967, nuk do të thotë pranim tërëso i propozimit, shpjegon Obama, "por është dashur një guxim i madh për të nxitur një ide kaq domethënëse. Kanë lindur ide në rajon sesi të arrihet paqja."

Me rëndësi është se në intervistë Obama i drejtohet drejtpërdrejt publikut  të televizionit arab. Duke rikujtuar se ka jetuar në vende muslimane (Indonezi) dhe se vjen prej një familjeje me përkatësi fetare islame, Barack Obama ka thënë: "Puna ime është që botës islame t'ia bëj të ditur se amerikanët nuk janë armiqtë tuaj." Ai ka ripërsëritur qëllimin t'i tërheqë trupat nga Iraku, të mbyllë Guantanamon, por edhe të jetë i ashpër kundër terrorizmit: kërcënimet e Al Kajdës kundër tij, thotë, "dëshmojnë faktin se kanë dështuar". Dhe duke rikujtuar pjesët e fjalimit përurues ku i është drejtuar drejtpërdrejt botës islame: "Bota islame e ka të qartë se kjo mënyrë nuk çon askund, përveçse në vdekje dhe shkatërime." Për Iranin Obama pohon prirjen e re negociuese: "Është i rëndësishëm vullneti ynë për dialog me Iranin, që të sqarojmë cilat janë mospajtimet, por edhe ku mund t'i gjejmë rrugët e mundshme të përparimit." Dhe sërish duke përmendur fjalimin e së martës: "Nëse vende si Irani duan ta zgjatin dorën e tyre, atëherë do ta gjejnë të zgjatur dorën tonë."



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.