VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shembet në mënyrë të dhunshme libraria islame në qendër të Tiranës

Nga Ramiz Zekaj


E Martë, 11.03.2009, 06:58am (GMT1)

 

Shkatërrimi i librarisë

 

Ditën kur në Tiranë zhvillohej takimi ndërkombëtar mbi tolerancën fetare, me urdhër të Bashkisë në qendër të Tiranës u mbyll përdhunshëm libraria islame te Kulla e Sahatit.

 

Nga viti 1993 e deri më sot, libraria pranë Kullës së Sahatit ka shërbyer si strehëza e ushqimit shpirtëror për të gjithë muslimanët shqiptarë.

 

Kjo librari e pasur me libra të kulturës, qytetërimit dhe të mendimit islam shqiptar dhe botëror u shkatërrua barbarisht. Veprimi erdhi si rezultat i një vendimi të Bashkisë së kryeqytetit dhe Inspektorati i Policisë Ndërtimore me qëllim të zbatimit të një plani rregullues për qendrën e Tiranës.

 

Në këtë vendim theksohet se libraria duhet të mbyllë menjëherë aktivitetin e saj, edhe pse ky ishte një aktivitet krejtësisht i ligjshëm dhe konform të gjitha rregullave institucionale. Zbatimi i këtij vendimi nga ana e policisë bashkiake ka nxitur muslimanët shqiptarë që të reagojnë kundër këtij akti vandal dhe të kërkojnë një përgjigje prej pushtetit vendor për padrejtësitë e vazhdueshme që i bëhen pronave të muslimanëve.

 

Në momentin e shkatërrimit të librarisë kanë asistuar një grup muslimanësh, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre të thellë për këtë akt të dhunshëm që i bëhet kulturës shqiptare. Shpresat e besimtarëve pas kësaj jan venit akoma më shumë se për ta një ditë do ketë një dorë dashamirëse që do i mbështesë për të mbushur boshllëkun e trashëguar nga periudha e komunizmit.

 

Mungesa e informacionit për ardhmërinë e kësaj librarie dhe të librit në përgjithësi është konsideruar nga besimtarët si një shenjë diskriminimi dhe censurimi ndaj pjesës dërrmuese të popullsisë shqiptare, pikërisht muslimanëve.

 

Akte të tilla janë tregues të regresit dhe të mungesës së frymës së tolerancës, por edhe një dëshmi e gjallë e përbaltjes së vlerave dhe dijes universale, si dhe çështjeve të besimit islam nga segmente të caktuara të politikës shqiptare.

 

Që prej ditës së hënë 27.10.2009, muslimanët shqiptarë nuk do të kenë më vendin e tyre të njohur pranë Xhamis së Sahatit për të tërhequr literaturë fetare dhe për të qenë në kontakt të përhershëm me autorët dhe tekstet bashkëkohore të kulturës islame.  Tiranë, 2 nëntor 2009

(http://www.noa.al)

Ramiz Zekaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.