VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ka vdekur etnologu dhe filozofi Klod Lévi-Shtraus
E Mërkurë, 11.04.2009, 07:21am (GMT1)

 

 

 

Voal-online Etnologu dhe filozofi belgo-francez Claude Lévi-Strauss ka vdekur pak javë para se t'i mbushte 101 vjet.

 

Lévi-Strauss është themelues i shkollës filozofike të strukturalizmit. Duke qenë nën ndikimin e linguistit Roman Jakobson, ai themeloi atropoligjinë strukturale.

 

Fillimisht Lévi-Strauss studioi filozofi në Universitetin e Parisit (1927-1932), pastaj dha sociologji në Universitetin e Sao Paolos në Brazil dhe udhëhoqi kërkimet studimore për indianët e Brazilit.

 

Në Shkollën e Re për Kërkime Sociale të Qytetit të Nju Jorkut (1941-1945), ai do të binte nën ndikimin e Jakobsonit. Ai do ta kulturën si një sistem të komunikimit, i ngjashëm me gjuhën. Vepra e tij është një përpjekje për t'i identifikuar strukturat universale të mendjes si të reflektuara në mitet, simbolet kulturale dhe organizimi social.

 

Nga viti 1950 deri në vitin 1974 ishte drejtor i École Pratique des Hautes Études, dhe më 1959 iu bashkua Collége de France.

 

Më 1955 nxori librin bestseller « Tristes Tropique » (Tropikët e trishtë).

 

Vepra të tjera të njohura të Claude Lévi Strauss janë « Strukturat elementare të prirjes » (1949), « Antropologjia Strukturale (1961) dhe katër vëllimet e veprës « Mitologjika » (1964-1971)

 

(http://nachrichten.ch.msn.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.