VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EULEX paralajmërin arrestimet e para të personaliteteve të larta për korrupsion
E Mërkurë, 11.04.2009, 02:01pm (GMT1)

 

 

 

"E di që njerëzit e mi janë duke punuar në raste shumë të mëdha. Nuk mund të them asgjë më shumë në lidhje me hetimet që janë duke u zhvilluar dhe sa do të kenë sukses këto raste, presim të shohim. Nuk është sekret që punohet. Brenda pak muajve do të shihni rezultatet për korrupsion", ka thënë Theo Jakobs, kryeprokurori i EULEX-it.

Sistemi gjyqësor, që duhet ta luftojë korrupsionin, pos që vazhdon të jetë në shënjestër të kritikave, vlerësohet si më i prekuri nga korrupsioni.

Kryeprokurori Hilmi Zhitija, i cili kundërshton faktin se përmasat e korrupsionit janë të larta, megjithatë zbuloi se janë diku rreth 50 gjyqtarë dhe prokurorë në procedura hetimore dhe presin për tu gjykuar. Mirëo, joefikasitetin e prokurorisë, që shënjohet nga Agjencia Antikorrupsion, Zhitija e arsyeton me mungesë kompetencash.

Nga rreth 100 raste të dorëzuara në prokurori, Agjencia Antikorrupsion ka informatat për 61 raste, të hedhura poshtë për mungesë faktesh. Zvarritjet e rasteve korruptive që mbesin sirtarëve të prokurorisë dhe nuk gjykohen zakonisht, arsyetohen me mungesë kuadrosh të mjaftueshëm dhe pagat e ulëta që kanë gjyqtarët dhe prokurorët.

Një studim i Institutit Demokratik të Kosovës, vë në pah se sistemi gjyqësor pos që është i korruptuar, shënon ngecje në shqyrtimin dhe zgjidhjen e lëndëve që kanë të bëjnë me fenomenin korrupsion. Vonesa e lëndëve nga prokurorët, zakonisht bëhet për shkak të interesave personale që kanë me njerëz të institucioneve të larta, apo persona që dyshohet se janë të përfshirë në afera korruptive. (http://www.rtklive.com)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.