E Mërkurë, 04.24.2024, 06:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Rryma në veri jashtë kontrollit
E Mërkurë, 11.04.2009, 05:43pm (GMT+1)

 



Pas 10 vjetësh, serbët në pjesën veriore të Kosovës kanë vendosur që të paguajnë për energjinë elektrike të shpenzuar. Por, jo Korporatës Energjetike të Kosovës, e cila nuk ka mbledhur borxhin në këtë pjesë për një dekadë të tërë.

"Ne do t'ia paguajmë Serbisë, e jo atyre. Rryma duhet të paguhet", thotë Danillo Nikoliq, qytetar nga veriu i Mitrovicës.

"Duhet të paguhet dhe ajo t'i paguhet Serbisë. Shkurt e qartë", thotë një tjetër mitrovicas, Jovan Stankoviq.

Elektro-ekonomia e Serbisë (EPS) po e furnizon pjesën veriore të Kosovës që nga 19 tetori i këtij viti, kur Korporata Energjetike e Kosovës shkyçi këtë pjesë, për shkak të një avarie.

Korporata kosovare, për shkaqe humanitare, po dërgon rrymë në këtë pjesë vetëm 6 orë brenda ditës. 18 orët tjera me rrymë sigurohen nga Eelektro-ekonomia e Serbisë.

Punëtorët e kësaj kompanie tashmë kanë nisur edhe leximin e njehsorëve të konsumatorëve në veri.

"Si ta njihni personin që kryen leximin e njehsorit? Shumë thjesht. Do të ketë uniformë të Elektro-ekonomisë së Serbisë dhe do të ketë dokument që e identifikon si punonjës të kompanisë", thotë drejtori i Elektro-ekonomisë së Serbisë për Kosovën, Radoje Kreçkoviq.

Një furnizim i tillë me energji elektrike nga një kompani jo e licencuar paraqet shkelje ligjore. KEK-u nuk pranon se veriu po furnizohet me rrymë nga kompania simotër e Serbisë. Por, as nuk ka përgjigje se prej nga veriu ka 24 orë rrymë, kur KEK-u siguron vetëm 6 orë brenda ditës. Viktor Buzhala është zëdhënës i KEK-ut.

"Nuk mund ta konfirmojmë se ka më tepër se 6 orë në ditë", thotë ai.

Ministria e Energjetikës e Kosovës vazhdon ta quajë këtë çështje një problem teknik. Zyrtari për informim nga kjo ministri, Naim Zeqiri, thotë se KEK-u mund ta zgjidhë vetë këtë problem.

"Mendoj se çështjet teknike nuk duhet të politizohen e të lidhen me politikë. Këtë çështje KEK-u duhet ta zgjidhë si çështje teknike", thotë Zeqiri.

Por, kështu nuk mendojnë në vetë Qeverinë e Kosovës.

Ekzekutivi e ka parasysh situatën e krijuar në veri dhe ndërhyrjet e Serbisë përmes kompanisë elektro-energjetike. Edhe për këtë situatë, qeveria fajëson mungesën e sundimit të ligjit në veri, ku pushteti qendror kosovar asnjëherë në 10 vjetët e fundit nuk ka shtrirë kontrollin.

Zëdhënësi Memli Krasniqi konfirmon se po kërkohet zgjidhja.

"Kjo është një çështje që po adresohet nga organet dhe institucionet përgjegjëse në këtë fushë dhe për këtë do të gjendet një zgjidhje adekuate", thotë Krasniqi, duke mos dhënë detaje se cila është zgjidhja adekuate.

"Kjo është një zgjidhje adekuate, kurdo që të zgjidhet. Nuk jam i thirrur për të spekuluar paraprakisht", shprehet Krasniqi.

Analistët kosovarë alarmojnë se kjo çështje, jo që nuk është teknike, por paraqet cenim të sovranitetit të Kosovës.

Ibrahim Rexhepi mendon se institucionet nuk kanë strategji për të dalë nga situata e krijuar. Për këtë arsye, sipas tij, këtij problemi nuk i është kushtuar vëmendja e duhur.

"Jo pse nuk janë të vetëdijshëm se çka po ndodh, porse nuk duan ta problematizojnë këtë çështje dhe nuk kanë strategji se si do të veprojnë, që të ndërpritet veprimi i EPS-it".

"Situata është për t'u alarmuar, por nuk duan të merren me ketë problem, që është shumë i nxehtë dhe shumë i rëndë për ta, dhe ia bartin problemin KEK-ut. Ky nuk është problem teknik, por politik",
thekson Rexhepi.

Ndryshe, ditë më parë, përfaqësuesit serbë të veriut kanë thënë se ndërprerja e rrymës nga ana e KEK-ut ishte bërë për arsye politike - qëndrim ky i hedhur poshtë nga KEK-u, i cili konfirmon se ndërprerja erdhi si pasojë e një prishjeje në nënstacionin në veri.

Ndërkohë, kompanisë energjetike të Serbisë, mbështetja tashmë po i vjen dhe nga politikanët e veriut.

"Nëse duam të kemi furnizim të rregullt me energji elektrike, duhet të fillojmë të paguajmë. Por, kujt duhet t'i paguajmë? Kjo hap një çështje tjetër. Natyrisht se do t'i paguajmë Elektro-ekonomisë së Serbisë, e jo KEK-ut", thotë Dragisha Milloviq, kryetar i Komunës së Zveçanit.

Por, ndryshe nga serbët e pjesës veriore, të cilët nuk i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar te KEK-u, ata të pjesës jugore dhe të disa pjesëve të tjera të Kosovës tashmë kanë kontrata me KEK-un dhe kanë filluar të paguajnë për rrymën e shpenzuar në kuadër të sistemit energjetik të Kosovës.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EULEX paralajmërin arrestimet e para të personaliteteve të larta për korrupsion (11.04.2009)
Ka vdekur etnologu dhe filozofi Klod Lévi-Shtraus (11.04.2009)
ANGELA MERKEL NË KONGRESIN AMERIKAN: FALËNDEROJMË SHBA PËR NDIHMËN (11.03.2009)
Majko: Vizita e Metës në Serbi do të ishte e gabuar (11.03.2009)
Maqedonia shndërroi në ambasadë zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë (11.03.2009)
Vidhen zyrat e Institutit Biblik Shqiptar (11.03.2009)
Pragë: Gjykata e pranon Traktatin e Lisbonës (11.03.2009)
Shembet në mënyrë të dhunshme libraria islame në qendër të TiranësNga Ramiz Zekaj (11.03.2009)
Ditë zie në Kosovë (11.02.2009)
BILL KLINTON: NUK E HARROJ KURRË TAKIMIN ME PRESIDENTIN RUGOVA NË SHTËPINË E BARDHË (11.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]