VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gjithçka gati për nisjen e besimtarëve në Haxh
E Enjte, 11.05.2009, 06:46am (GMT1)

 

 

Kryesia e BI të Kosovës edhe sivjet ka bërë organizimin për shkuarjen e besimtarëve tanë në Haxh, duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura që nga regjistrimi i të interesuarve për Haxh deri tek kryerja e proceduarve administrative.

 

Kryesia e BIK të Kosovës me kohë ka nënshkruar marrëveshjen e Haxhit me Ministrinë e Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ndërsa, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik është bërë vaksinimi i besimtarëve tanë që shkojnë në Haxh, sipas dispozitave ligjore.

 

Edhe sivjet haxhinjtë do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite në dy mënyra, në vijë tokësore me autobus, do të udhëtojnë 141, ndërsa në vijë ajrore me aeroplan do të udhëtojnë 563 haxhinjë.

 

Haxhinjtë kosovarë në aranzhmanin me autobus pritet që të nisen për në Arabinë Saudite më 9 nëntor, ndërsa aranzhmanin me aeroplan 12  13 nëntor.

 

Sivjet nga Kosova në organizim të BIK, për të kryer Haxhin do të shkojnë 704 besimtarë duke përfshirë këtu edhe stafin përcjellës. E veçanta e organizimit të Haxhit të sivjetëm është se për të parën herë, vizat e haxhit për besimtarët kosovarë janë kryer në Prishtinë.

 

(http://www.kosova.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.