VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bëhet dislokimi i parë i trupave të reja amerikane në Afganistan
E Martë, 01.27.2009, 06:07pm (GMT1)

 

(Voal-online) Bëhet sot dislokimi i parë i trupave të reja të kontingjentit prej 30000 marinsash në Afganistan. Ky dislokim kryhet në një nga provincat më kyçe në lindje të këtij vendi. Amerika ka premtuar të dërgojë një shtesë prej 20000 deri 30000 trupash në Afganistan, ku dhuna talebane është ashpërsuar shumë kohët e fundit. Dislokimi i parë i ka takuar Brigadës së 3-të të Divizionit të 10-të Malor, e cila do të veprojë tashmë në Logar dhe në Vardak, provincë në afërsi të kryeqytetit Kabul. Trupat e reja shkojnë në përforcim të repartit desantues 101, Shqiponjat Sokëllitëse. Presidenti Barack Obama ka premtuar ta bëjë Afganistanin gur themeli të politikës së tij të jashtme. Pritet që Obama të miratojë shtesën e re të trupave amerikane në këtë vend.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.