VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AUSTRIA PREMTON TA MBËSHTESË KOSOVËN

E Premte, 02.28.2014, 08:12am (GMT1)


Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurtz, tha në Prishtinë se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në fushën e integrimit evropian, të sundimit të ligjit dhe atë të zhvillimit ekonomik. Ai tha se vendi i tij do të shtojë edhe numrin e pjesëtarëve në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
 
Ai tha se vendi i tij do të ndihmojë Kosovën që sa më parë të nënshkruaj marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është rruga kryesore e Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.
 
Austria do të financojë një projekt prej katër milion eurosh për modernizimin e sistemit të arsimit në Kosovë, si dhe një projekt prej gati 2 milion eurosh në fushën reformave të sundimit të ligjit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.