VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJYKATA KUSHTETUESE RRËZON KËRKESËN E PD-së PËR XHUKËN

E Premte, 02.28.2014, 05:07pm (GMT1)



Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për të cilësuar të pavlefshëm shkarkimin e kryetares së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Zana Xhuka. Gjykata ka vlerësuar se nuk është kompetencë e saj të marrë në shqyrtim një çështjeje të tillë dhe se është një marrëdhënie që duhet rregulluar brenda Kuvendit.

PD kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të shpallte antikushtetues vendimin e Komisionit të Ligjeve për ngritjen e një grupi pune për verifikimin e veprimtarisë së Xhukës, pas një kërkese të bërë nga punonjës të këtij institucioni. Pas shkarkimit të Zana Xhukës dhe zëvendësimit të saj me Shkëlqim Ganajn, deputetët e opozitës kërkonin "deklarimin si të pa përputhshëm me Kushtetutën", veprimtarin e Komisionit të Ligjeve, si shkak për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencës dhe pezullimin e procesit".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.