VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gjykohet njëri nga përgjegjësit e masakrës së Krushës së Vogël
E Enjte, 01.29.2009, 07:31am (GMT1)

Zëri i Amerikës - Publicisti nga Kosova Veton Surroi dëshmoi sot në Gjykatën e Hagës në procesin kundër ish zyrtarit të lartë të Serbisë Vlastimir Xhorxhevic i akuzuar për krime lufte në Kosovë. Zoti Surroi në dëshminë e tij foli për rrethanat dhe zhvillimet politike në Kosovë, para dhe gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ai vuri në pah se forcat serbe kanë ushtruar spastrim të organizuar etnik, duke vrarë civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish gjenerali i policisë Vlastimir Xhorxhevic, po përballet me akuzat për krime gjatë luftës në Kosovë. Fshati Krushë e Vogël është një prej dëshmitarëve të krimeve. I shtrirë pas hekurudhës, fshati Krushë e Vogël në Kosovën perëndimore ishte skenë e vrasjeve masive të shqiptarëve nga forcat serbe për të cilat prokurorët e Hagës akuzojnë ish shefin e përgjithshëm të policisë Vlastimir Djordjeviç./Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.