VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

The Washington Post: Obama pritet ta vizitojë në prill Kosovën
E Enjte, 01.29.2009, 07:36am (GMT1)

(Voal-online) Ndër vizitat e para që Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara Barak Obama pritet të bëjë jashtë vendit do të jetë në Kosovë. Kështu shkruan në numrin e saj të sotëm gazeta amerikane The Washington Post. Disa nga datat më të rëndësishme të udhëtimeve të para të Presidentit tashmë janë shënuar në kalendar, shkruan gazeta. Më 2 prill do të jetë në Londër në takimin G20, ku mblidhen vendet me ekonomitë më të mëdha në botë, të nesërmen do të jetë në takimin e NATO-s Strasburg të Francës, ku do të përshëndesë hyrjen e Shqipërisë e Kroacisë në NATO, ndërsa të pasnesërmen bën një vizitë në vende europiane. Më vonë në prill pritet të bëjë vizita në Port-of-Spain dhe Trinidad-Tobago. Ndër më të rëndësishmet, shkruan gazeta, është një vizitë në vendet muslimane, siç ka premtuar më parë. Ndoshta në Malajzi, Indonezi dhe në Egjipt.

Eliot L. Engel Kryetari i nënkomitetit të Hemisferës Perëndimore në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve i ka thënë gazetës The Washington Post se në vijim të udhëtimit në Trinidad-Tobago, ai shpreson se Obama do ta vizitojë Kosovën, "një vend musliman tejet properëndimor", i cili nuk ka pasur një vizitë të rëndësishme presidenciale prej kur mbaroi lufta gjatë presidencës së Klintonit".


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.