VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - BIDEN BISEDOI ME GJUKANOVIÇIN PËR BALLKANIN DHE UKRAINËN

E Mërkurë, 04.09.2014, 08:52am (GMT1)


Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka biseduar mbrëmë në Uashington me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për situatën në Ballkan dhe për presionin e Rusisë ndaj Ukrainës.
 
Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, zoti Biden e ka lavdëruar Malin e Zi për progres drejt integrimit në NATO dhe tha se Shtetet e Bashkuara i mbështesin aspiratat e Podgoricës për afrim me Bashkimin Evropian.
 
Zëvendëspresidenti Biden, poashtu, ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico, me ç'rast u diskutua për shqetësimet lidhur me shkeljen e sovranitetit të Ukrainës nga ana e Rusisë dhe për zgjedhjet e ardhshme në Ukrainë.
 
Zoti Biden e ka falënderuar Sllovakinë për ndihmën që i ka dhënë Ukrainës në çështjen e ndryshimit të rrugëve të furnizimit me gaz.
 
Shtetet perëndimore konsiderojnë se kjo është çështje madhore në reduktimin e varshmërisë së Evropës nga gazi i Rusisë. rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.