E Shtunë, 04.20.2024, 03:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Beogradi t'iu japë shqiptarëve të Luginës së Preshevës të njëtat të drejta që Kosova zbaton për komunitetin serb
E Premte, 01.30.2009, 06:23pm (GMT+1)

Evropa e Lirë - Prishtina i ka bërë thirrje Beogradit që të ndal dhunën dhe politikat e sajuara kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të zbatojë nivelin e njëjtë të të drejtave që Kosova zbaton për komunitetin serb. Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë shprehur shqetësimet e tyre për gjendjen e tensionuar, sidomos pas arrestimeve të 10 shqiptarëve më 26 dhjetor të vitit të kaluar.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë nivelin e njëjtë të të drejtave që Kosova zbaton për komunitetin serb në Kosovë, ka thënë presidenti Sejdiu.  Këto komente, Sejdiu i bëri pas një takimi që zhvilloi me një delegacion të komunave të Preshevës e Bujanocit, kryesuar nga Jonuz Musliu e Shaip Kamberi.
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës thanë se i kanë shprehur shqetësimet e tyre për gjendjen tejet të tensionuar në Luginë, sidomos pas arrestimeve të 10 shqiptarëve më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Presidenti Sejdiu tha se Serbia edhe njëherë po dëshmon se me sajimin e rasteve të tilla kundër shqiptarëve nuk është vend i gatshëm për familjen evropiane. Ai tha se niveli i të drejtave të serbëve që gëzojnë në Kosovë do të duhej të respektohej edhe për shqiptarët nga ana e Serbisë.
"Republika e Serbisë duhet të shkëputet nga kjo qasje që fatkeqësisht e ka deri tash dhe e quajmë iracionale, në një anë në mbajtjen nën tension dhe peng të qytetarëve serb të Kosovës me pjesë të strukturave paralele që kanë borxh edhe ndaj drejtësisë dhe në anën tjetër me ngritjen e tensioneve paralele edhe në dy tri komunat në jug të Serbisë", theksoi presidenti Sejdiu.
Ndërkaq përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës thanë se gjendja në komunat me shumicë shqiptare po mbahet me qëllim e tensionuar dhe acaruar nga ana e qeverisë serbe. Jonuz Mulsiu u shpreh i bindur se shqiptarët e arrestuar po mbahen të mbyllur në bazë të një procesi të montuar politik dhe jo pse ata kanë kryer vepra për të cilat akuzohen.
"Këta të arrestuar të jenë sa më shpejtë pranë familjeve të tyre sepse aty e kanë vendin. Nuk janë ata të cilëve u bëhet një etiketim. Për ta bërë politikën në Beograd dhe për të gjetur viktima të Luginë të Preshevës, besoj se në të ardhmen nuk do të ndodhë më", tha Musliu.
Ndërkohë, Shaip Kamberi kërkoi që edhe faktori ndërkombëtar të merr për bazë zgjidhjet, siç është pakoja e Ahtisaarit, edhe për vendet tjera në rajon, sidomos për shqiptarët në komunat e Luginës së Preshevës në Serbi.
"Ne do të mundohemi që nëpërmjet faktorit ndërkombëtar, të njëjtat drejta që i kanë serbët në Kosovë t'i kenë edhe shqiptarët e Luginës. Me presidentin Sejdiu biseduam edhe për problemet tjera me të cilat ballafaqohemi në Luginë siç janë problemet e arsimit, shëndetësisë dhe sferat tjera", tha Kamberi.
Me shqetësimet e shqiptarëve të Luginës ëshët njoftuar edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ai tha se qeveria aktuale serbe, po vazhdon me politikat e vjetra të Milosheviqit kundër shqiptarëve dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndikoj te Beogardi që të ndërpres një formë të tillë të trajtimit të shqiptarëve.

"Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, sidomos nga BE-ja dhe SHBA që të shtojnë ndikimin dhe presionin e tyre që dhuna e ushtruar nga regjimi i Beogradit në fundin e vitit 2008 në Luginë të ndërpritet dhe që shqiptarët atje të lihen të lirë dhe të qetë", tha Krasniqi.
Presidenti Sejdiu dhe kryeparlamentari Krasniqi i ftuan shqiptarët e Luginës që të ruajnë unitetin politik dhe të vazhdojnë bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar me qëllim të realizimit të interesave dhe të drejtave të tyre. /Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Senati shkarkon nga posti Bllagojeviçin (01.30.2009)
Kuvendi jep dritën jeshile që Shqipëria të kandidojë për në BE (01.29.2009)
The Washington Post: Obama pritet ta vizitojë në prill Kosovën (01.29.2009)
Gjykohet njëri nga përgjegjësit e masakrës së Krushës së Vogël (01.29.2009)
Ismail Kadare sot 73 vjeç! (01.28.2009)
Bëhet dislokimi i parë i trupave të reja amerikane në Afganistan (01.27.2009)
Obama në TV AL ARABIYA: Islami nuk është armiku ynë (01.27.2009)
Haradinaj: Të fillohen bisedimet me NATO-n që të dyfishohet numri i pjestarëve të FSK-së (01.24.2009)
Shqipëria hedh hapin e parë drejt BE (01.24.2009)
Në veriun e Kosovës mbi 6 milionë tonelata minerale ende të pazbuluara (01.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]