VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVA SHËNON DITËN E KUSHTETUTËS

E Mërkurë, 04.09.2014, 11:20am (GMT1)



Voal-online.ch - Prishtinë, 9 Prill - Kosova shënon sot Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, u miratua 6 vjet më parë, për çka vlerësohet si dita më e rëndësishme në historinë e shtetit të Kosovës, pas asaj të pavarësisë.

Në një ceremoni solemne, ku ishin të pranishëm krerët e institucioneve të vendit dhe përfaqësues ndërkombëtarë, kryeministri Thaçi theksoi se "në këtë ditë dhe me këtë akt vendoset baza ligjore e shtetit të pavarur të Kosovës".

"Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm", përcaktohet në nenin 1 të Kushtetutës së miratuar në 9 prill nga Parlamenti i shtetit më të ri evropian, më pak se dy muaj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.

Dita e miratimit të Kushtetutës, 9 prilli, është festë zyrtare e Republikës së Kosovës, ndërsa festohet edhe dita e hyrjes në fuqi në 15 qershorin e vitit të shpalljes së pavarësisë, të njohur deri tani nga 106 shtete anëtare të OKB-së.

Ceremoni solemne, me rastin e festimit të 6 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, organizuar nga zv/kryeministri dhe ministër i Drejtësisë Hajredin Kuçi, po mbahet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë./atsh
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.