VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRUKSEL - MARRËVESHJE PËR FINANCIM TË LUMIT BUNA DHE LIQENIT TË SHKODRËS NGA BASHKIMIT EVROPIAN
Të pranishëm ministrat homologë Panariti-Ivanoviç

E Mërkurë, 04.09.2014, 11:44am (GMT1)




TIRANË, 9 Prill - Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti u takua në Bruksel me homologun e tij të Malit të Zi, Petar Ivanoviç, Ministër i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural.

Në këtë takim u diskutua mbi arritjen e një marrëveshjeje për menaxhim të integruar dhe financim nga BE të ujërave të lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës për parandalimin e dëmeve dhe përmbytjeve. Gjithashtu diskutuan për një marrëveshje për menaxhim të integruar të pikave të kontrollit kufitar, sidomos për pikat e reja që do të hapen.

Panariti dhe Ivanovic gjithashtu ranë dakord për bashkëpunim në fushën e sigurisë ushqimore, për kontrollin e mbetjeve dhe njoftimit reciprok të vendeve respektive për analizat ushqimore të produkteve që levizin në të dyja anët e kufirit./atsh
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.