E Martë, 04.16.2024, 10:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PËRGJIGJA E NATO-s NDAJ ANEKSIMIT RUS TË KRIMESË

E Enjte, 04.10.2014, 06:13am (GMT+1)


Aneksimi rus i gadishullit të Krimesë nga Ukraina e ka vënë NATO-n në qendër të vëmendjes. Korespondenti i Zërit të Amerikës Andre de Nesnera analizon përgjigjen e aleancës perëndimore ndaj krizës aktuale mbi Krimenë dhe Ukrainën lindore.

Ekspertët thonë se sulmi i papritur ushtarak i Rusisë në Ukrainë dhe aneksimi i Krimesë ishte një mësim për aleancën prej 28 vendesh të NATO-s.

Charles Kupchan, ekspert për NATO-n në Universitetin Georgetown, thotë se që nga fundi i Luftës së Ftohtë, aleanca perëndimore është përpjekur të ri-përkufizojë misionin e saj.

"Disa muaj më parë, njerëzit flisnin rreth një krize ekzistenciale për aleancën në mungesë të misionit në Afganistan, ku shumica e trupave të NATO-s parashikohet të largohen nga fundi i vitit 2014. Dhe pyetja ishte: po tani? Dhe tani, mendoj se është një ringjallje të misionit tradicional të mbrojtjes kolektive të NATO-s."


Misioni përcakton se një sulm ndaj një vendi anëtar është një sulm ndaj të gjithëve.
Gjatë një takimi të kohëve të fundit të NATO-s, sekretari i përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen riafirmoi angazhimin e aleancës për mbrojtjen kolektive, duke thënë: "Ne do të frenojmë dhe do të mbrohemi ndaj çdo lloj kërcënimi."

"Ne e kemi forcuar praninë e NATO-s në kufijtë lindorë të Aleancës. Po dërgojmë avionë mbikqyrës mbi Poloni dhe Rumani. E kemi më shumë se dyfishuar numrin e avionëve luftarakë të përcaktuar për misionin e patrullimit ajror në shtetet baltike."

Polonia dhe Romania janë anëtare të NATO-s të cilat janë në kufi me Ukrainën në perëndim. Rusia ka grumbulluar mijëra trupa në kufirin me Ukrainën, duke bërë që ekspertët perëndimorë të thonë se një sulm i papritur në Ukrainën lindore është i mundshëm.

Charles Kupchan thotë se në një rast të tillë NATO-ja do të reagonte edhe më shumë për të mbrojtur anëtarët e saj.

"Do të shihnim një zgjerim të konsiderueshëm në lëvizjet që NATO-ja ka marrë përsipër deri tani, për të rritur mbrojtjen në kufirin lindor, mbase edhe duke përfshirë anulimin e marrëveshjes joformale që ishte arritur kur disa vende të Evropës Qendrore hynë në NATO, me të cilën u thuhej rusëve se NATO-ja nuk do të vendoste sasi të konsiderueshme trupash në Evropën qendrore."

Zoti Kupchan thotë se reagimi i NATO-s nuk do të jetë luftë e mirëfilltë.

"Mundësia e një përleshjeje mes forcave të NATO-s dhe Rusisë për Ukrainën është jashtë diskutimit. Dhe kjo ndodh sepse është bërë një vlerësim i situatës në këtë anë të Atlantikut, por edhe në Evropë, se ajo që ka ndodhur dhe mund të ndodhë në Ukrainën lindore nuk është çështje lufte, pra luftë mes demokracive të perëndimit dhe Rusisë."

Sean Kay, ekspert për NATO-n në Universitetin "Ohio Wesleyan" është dakord me këtë pikëpamje. Por ai thotë se forcat ruse do të kenë vështirësi nëse hyjnë në Ukrainën lindore.

"Ne nuk mund të bëjmë shumë për t'i ndaluar. Por aftësitë e tyre ushtarake janë shumë të pakta. Ata mund t'ia dalin kur bëhet fjalë për një konflikt si lufta e Gjeorgjisë e 2008-ës, e shkallës së vogël me forca të trajnuara mirë. Por për të mbështetur një stacionim të madh forcash për një periudhë të gjatë në një territor armiqësor kjo do të ishte e vështirë për rusët."

Charles Kupchan shpjegon:

"Nëse Putini hyn në Ukrainën lindore, ai do të hapte kutinë e Pandorës. Ai rrezikon një luftë civile në territorin e tij, rrezikon t'i fusë trupat ruse në diçka që mund të kthehet në një situatë si ajo  e Afganistanit."


Si rrjedhojë e ndërhyrjes ushtarake ruse në Krime, NATO-ja ka pezulluar bashkëpunimin civil dhe ushtarak me Moskën. Zyrtarët e NATO-s thonë se do të rishikojnë marrëdhëniet e tyre me Moskën si pasojë e veprimeve të Rusisë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRI - LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT SHTON HETUESIT (04.09.2014)
THAÇI DO TË VIZITOJË JAPONINË (04.09.2014)
PRISHTINA KËRKON PROTOKOLL TË RI ME BEOGRADIN (04.09.2014)
KUÇI - KOSOVA KA KAPACITETE PËR RASTET E DREJTËSISË (04.09.2014)
BRUKSEL - MARRËVESHJE PËR FINANCIM TË LUMIT BUNA DHE LIQENIT TË SHKODRËS NGA BASHKIMIT EVROPIANTë pranishëm ministrat homologë Panariti-Ivanoviç (04.09.2014)
KOSOVA SHËNON DITËN E KUSHTETUTËS (04.09.2014)
Deutsche Welle, TAKIMI STEINMEIER-BUSHATI: GJERMANIA MË E HAPUR NDAJ STATUSIT PËR SHQIPËRINË? (04.09.2014)
SHBA - BIDEN BISEDOI ME GJUKANOVIÇIN PËR BALLKANIN DHE UKRAINËN (04.09.2014)
ZBOGAR - GJYKATA SPECIALE E KOSOVËS DO TË MERRET ME PRETENDIMET E DICK MARTYT (04.08.2014)
UASHINGTON - PROTESTË PARA SHTËPISË SË BARDHË PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI (Fotoreportazh) (04.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]