VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MESILA DODA - TË NDALOHEN ME LIGJ PARTITË KOMUNISTE
MARK DAJTI - NUK DO TË HEQIM DORË NGA RRËZIMI I SHTATORES SË ZOGUT, MË 16 TETOR RIVENDOSIM SHTATOREN E ENVERIT

E Enjte, 04.10.2014, 07:07am (GMT1)



Tentimi i rrëzimit të monumentit të mbretit Zog nga Partia e Punës së Riorganizuar, sipas deputetes Mesila Doda është akt kriminal. Ajo thotë se duhet të bëhet një ligj që të ndalojë krijimin e partive komuniste.  Pak ditë pas tentativës për të rrezuar shtatoren e Ahmet Zogut, Partia e Punës së Shqipërisë së Riorganizuar merr përsipër këtë akt. Madje kryetari i saj Marko Dajti ka deklaruar në media se nuk do të heqë dorë nga realizimi i këtij qëllimi dhe se me 16 tetor komunistët do të ngrenë bustin e Enver Hoxhës në Tirane. Por tentativën për të rrezuar shtatoren e mbretit Zog, deputetja demokrate, Mesila Doda e quan një akt terrorist. Ndaj u bën thirrje forcave politike që të rikthejnë ligjin që ndalon krijimin e Partive Komuniste në vend. Për deputeten demokrate, të tilla akte nuk janë rrufe në qiell të hapur. Ajo thotë se periudha e diktaturës komuniste po glorifikohet nga një pjesë e mazhorancës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.