VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DRITËRO AGOLLI - JANULLATOSI ERDHI PËR TË MËSUAR TË RINJTË, POR NDENJI KËTU
Agolli - Përplasjet fetare i nxisin të huajt, por përpiqen kot, sepse shqiptarët kanë qenë dhe mbeten në harmoni fetare

E Enjte, 04.10.2014, 10:45am (GMT1)



Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, i sheh përplasjet mes besimeve fetare si të nxitura nga jashtë dhe shprehet se shqiptarët kanë qenë dhe mbeten në harmoni fetare.

Në një intervistë për Panoramën, Agolli komenton edhe debatin për Kishën Ortodokse, i hapur ditët e fundit pas deklaratave të atë Nikolla Markut dhe ish-kreut të SHISH, Fatos Klosi.

Agolli thotë se kryepeshkopi Janullatos erdhi në fillim të viteve 1990 për të mësuar priftërinjtë e rinj dhe jo për të ndenjur.

"Pas prishjes së kulteve fetare, mbërritëm në vitet '90 pa ndonjë njohuri të madhe për kultet fetare dhe shërbyesit në to, pa njerëzit e shkolluar për të kryer ritet fetare. Me këtë u morën të huajt, siç është kryepeshkopi, i cili erdhi për t'i mësuar priftërinjtë e rinj dhe për të ikur më pas, jo për të ndenjur. Kjo nuk është bërë", thotë shkrimtari.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.