VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRANVERA VJEN ME DIMËR - BORA ZBARDH DAJTIN DHE MALET PËRRETH

E Premte, 04.11.2014, 09:53am (GMT1)



TIRANË - Rikthehen reshjet e dëborës në disa zona të vendit. Megjithëse kemi hyrë në muajin e dytë të pranverës, ulja e temperaturave rikthyer borën kryesisht në zonat malore. Në kryeqytet Mali i Dajtit është zbardhur nga dëbora, që ka nisur që në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë në Dardhë të Korçës, bora vijon me intensitet të lartë, ku deri më tani raportohet të ketë arritur trashësinë 6 cm. Edhe në Qafë Thanë raportohet e njëjta situatë. Reshje dëbore ka pasur edhe në komunën Cudhi në Krujë dhe në disa fshatra të Kurbinit. Po ashtu edhe në zonat malore të Dibrës bora ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme.
BW
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.