E Premte, 03.29.2024, 12:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ISH TË BURGOSURIT POLTIKË KËRKOJNË DËMSHPËRBLIME

E Premte, 04.11.2014, 08:20pm (GMT+1)


Në Tiranë ish të dënuarit politikë paralajmëruan se mund të rifillojnë protestat e tyre, nëse qeveria nuk do të shpërndajë dëmshpërlbimet për burgimin e tyre të padrejtë gjatë diktaturës.

Një vit më parë ata zhvilluan një grevë vetsakrifikuese, ku humbi jetën një prej grevistëve. Por ata thanë se deri tani asnjë prej kërkesave të grevës nuk është plotësuar. Qeveria ka premtuar dëmshpërblime të shpejta për ata të burgosur politikë, që janë ende gjallë.

Ish të dënuarit politikë të regjimit komunist po kërkojnë përsëri dëmshpërblimin për burgim të padrejtë, me shpresën se qeveria e re do të përmbushë premtimet ndaj tyre. Ata zhvilluan dje një protestë para parlamentit dhe përfaqësues të ish të dënuarve pohojnë se deri tani nuk po zbatohet asnjë nga kërkesat e grevës vetsakrifikuese të urisë.

Ndërsa njëri prej përfaqësuesve të ish të dënuarve politikë të diktaturës komuniste, Skënder Tufa, thotë se shkelja e të drejtave njerëzore ndaj të përndjekurve politikë po vazhdon dhe se ndaj tyre nuk ka asnjë kujdes shtetëror për integrim dhe dëmshpërblim financiar.

Më tepër se një vit më parë një grup prej 25 ish të burgosurve politikë të diktaturës komuniste zhvilluan një grevë urie për 20 ditë. Përfaqësuesi i ish të dënuarve politikë, Skënder Tufa, thotë se qeveria e re premtoi dëmshpërblimet për ata të burgosur politkë që janë ende gjallë mbi 70 vjeç, por asgjë nuk po zbatohet ende dhe protestat e tyre mund të rifillojnë.

Ish të dënuarit politikë kërkojnë dëmshpërblimet për afro 2 mijë e 100 ish të burgosur që janë ende gjallë, ashtu si ka premtuar qeveria. Ish të burgosurit politikë kanë kërkuar dëmshpërblimet e burgimit të padrejtë nga diktatura komuniste, për të cilën kanë marrë pafajsinë. Greva e tyre një vit më parë kulmoi me vetsakrifikimin e vetëdjegien e Gjergj Ndrecës dhe më pas Lirak Bejkos, i cili humbi edhe jetën. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MANDATI I EULEX-it DHE TRIBUNALI I POSAÇËM, JAVËN E ARDHSHME NË KUVEND (04.11.2014)
PESË TË VDEKUR NË NJË AKSIDENT NË KOSOVË (04.11.2014)
PRESIDENTJA JAHJAGA KËRKON KRIJIMIN E GJYKATËS SË POSAÇME (04.11.2014)
PRANVERA VJEN ME DIMËR - BORA ZBARDH DAJTIN DHE MALET PËRRETH (04.11.2014)
LETËR PRESIDENTIT OBAMA DHE SEKRETARIT TË SHTETIT JOHN KERRYNË SHQIPËRI NË 23 VJET PASDIKTATURË ËSHTË KRIJUAR NJË SISTEM SOVJETIKO-MAFIOZNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.11.2014)
NATO - PROVA FOTOGRAFIKE TË MOBILIZIMIT RUS (04.11.2014)
OPERACION I EULEX-it NË VERIUN E KOSOVËSOperacioni është kryer në kërkim të një serbi të dyshuar për përfshirje në vrasjen e oficerit të policisë së Kosovës, Enver Zymberi në korrik të vitit 2011 (04.10.2014)
AMBASADORI WITHERS - SFIDA KRYESORE PËR SHQIPËRINË, SISTEMI I DREJTËSISË (04.10.2014)
DRITËRO AGOLLI - JANULLATOSI ERDHI PËR TË MËSUAR TË RINJTË, POR NDENJI KËTUAgolli - Përplasjet fetare i nxisin të huajt, por përpiqen kot, sepse shqiptarët kanë qenë dhe mbeten në harmoni fetare (04.10.2014)
DOSJA 'OLLDASHI' NË PRITJE TË TË DHËNAVE NGA KOMPANITË CELULARE (04.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]