VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EURODEPUTETJA PACK - SHQIPËRIA MERITON STATUSIN KANDIDAT, POR RESPEKTOJINI INSTITUCIONET

E Shtunë, 04.12.2014, 03:27pm (GMT1)



Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat, por qeveria shqiptare duhet të marrë seriozisht ndarjen e pushteteve dhe respektimin e institucioneve, është shprehur eurodeputetja Doris Pack për Abcnews. Doris Pack thotë se Brukseli dëshiron që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidatit në qershor.

"Unë dua sinqerisht që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit. Të gjithë ne duam që Shqipëria të marrë statusin. Por nëse qeveria s'e merr seriozisht ndarjen e pushteteve dhe respektimin e institucioneve, ashtu siç jemi informuar, atëherë këtu kemi një problem. Shpresoj, që ata të ndalin këtë gjë sa më shpejt të jetë e mundur", tha eurodeputetja Pack.

Më tej Pack thotë se integrimi i vendeve të ballkanit perendimor nuk varet nga BE, por nga vetë vendet.

"Nëse vetë vendet e rajonit hapin problem, nuk duhet të na fajësoni ne. Dhe madje, as nuk duhet të flisni vazhdimisht për lodhjen e zgjerimit, kur ju nuk jeni të gatshëm të kryeni angazhimet që vijnë me anëtarësimin. Pra , që të jemi të qartë. Nuk ka lodhje të zgjerimit në kuptimin, që zgjerimi s'do të ndodhë. Ne kemi dhënë një premtim. Ky premtim është firmosur në dokumenta. Dhe kur të vijë koha që të përmbushen kushtet siç ndodhi me Kroacinë, atëherë ne do themi po. Mendoni vetëm që ne e pranuam Kroacinë në mes të krizës. Kjo tregon që ne i mbajmë premtimet tona me të gjitha vendet e rajonit , ashtu diç bëjmë me Shqipërinë. Por i takon Shqipërisë që të sillet si një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian", ka nënvizuar Pack.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.