VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROTESTË NË TIRANË PËR VDEKJEN E KARELIT - POLICIA SHPËRNDAN PROTESTUESIT ME SHKOPINJ GOME (Lajm dhe fotogaleri)

E Shtunë, 04.12.2014, 05:38pm (GMT1)



TIRANË Një grup të rinjsh në kryeqytet, kryesisht anëtarë të "Tifozëve Kuq e Zi" dhe aktivistë të "Aleancës Kuq e Zi", kanë zhvilluar një protestë për torturimin dhe vdekjen e Ilia Karelit në burgun grek.

Protesta ka nisur në sheshin përpara Piramidës ku protestuesit me flamuj në duar, e duke kënduar himnin kombëtar, të rinjtë kanë hedhur parulla kundër Greqisë dhe kanë grisur e më pas djegur flamurin helen.

Pak minuta më vonë, aktivistët e AK-së dhe Tifozët Kuq e Zi e zhvendosën protestën përpara Ambasadës Greke në Tiranë, ku brohoritën në kor fjalë fyese ndaj Greqisë. Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat kanë shpërndarë protestën duke përdorur shkopinjtë e gomës. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në polici, ndërsa forca të shumta policore kanë rrethuar rrugën tek Blloku i Ambasadave.

Ilia Kareli, u gjet i vdekur mbrëmjen e 27 marsit, në qelinë e tij në burgun e Nigritas, ku ishte transferuar pas vrasjes së gardianit grek Jorgos Cironis, në burgun e Malandrinos. Kareli ishte transferuar në këtë burg për arsye sigurie, pas vrasjes së gardianit grek, i cili kishte refuzuar ta lejonte për të takuar nënën e tij.

Rezultatet e autopsisë nxorën në dritë një të vërtetë të frikshme, se Ilia Kareli kishte gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të shkaktuara nga goditjet e forta. Sipas ekspertizës mjekoligjore, 40-vjeçari kishte thyerje në kafazin e kraharorit dhe lëndime të shumta në trup. Sipas mjekëve që kanë firmosur rezultatet e ekspertizës, goditjet janë shkaktuar para më shumë se 24 orësh dhe jo me duar, por me mjete të tjera. Por veç thyerjeve e goditjeve të shumta, Kareli u torturua në burg derisa humbi jetën.












www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.