VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

STANDARD AND POOR'S E PËRMIRËSON PARASHIKIMIN PËR SHQIPËRINË

E Djelë, 04.13.2014, 07:22am (GMT1)



"Standard and Poor's" sjell sinjale pozitive për politikat ekonomike në nivel makro. Vlerësimi pozitiv i kësaj agjencie lidhet me faktin e marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për marrjen e huasë me interesa të buta. Ndonëse ka ruajtur vlerësimin në shkallën B për borxhin afatshkurtër dhe afatgjatë të vendit, agjencia ka përmirësuar menjëherë parashikimin për të ardhmen falë marrëveshjes së nënshkruar me FMN-në.

Në njoftimin zyrtar të kompanisë thuhest se ""S&P" ka argumentuar se shkaku për ndryshimin e vlerësimit të  Outlook-ut në "stabël", ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si edhe përfshirja në programin e saj, duke shërbyer si referencë për konsolidimin financiar, rritjen e qëndrueshmërisë së borxhit, si edhe duke ulur riskun e rifinancimit'. Pritshmëritë për një konsolidim fiskal, i cili do të ushtrojë presion në uljen e deficitit, ishte një tjetër argument për rikthimin e vlerësimit pozitiv. Sipas " S&P", marrëveshja 3-vjeçare me FMN-në do të sigurojë një lehtësim të nevojave për financim, forcim të institucioneve fiskale dhe ulje të deficitit, duke i hapur rrugën potencialit të vendit për rritje ekonomike në të ardhmen dhe në të njëjtën kohë duke mbështetur reformat strukturore. Angazhimi i qeverisë për të likuiduar detyrimet e prapambetura të biznesit rrit pritshmëritë e "S&P" për një përmirësim të sektorit bankar, duke rritur kreditimin e ekonomisë dhe si rrjedhojë, duke i dhënë fund trendit negativ të rritjes ekonomike dhe siguri për të ardhmen. Rritja e investimeve të huaja, ulja e borxhit publik deri në vitin 2016, si dhe reformat që po ndërmerr qeveria, janë disa nga faktorët që ndikuan në pritshmërinë e kompanisë vlerësuese, duke lënë hapësira për një përmirësimin të mëtejshëm të outlook-ut.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.