VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EKSODI '99 - NESËR NË MITROVICË KOSOVA FALËNDERON SHQIPËRINË

E Djelë, 04.13.2014, 02:01pm (GMT1)



PRISHTINË -  Në qytetin më të madh verior të Kosovës, Mitrovicë, zhvillohet nesër konferenca shkencore "Dëbimi me dhunë i popullatës  shqiptare nga Mitrovica me rrethinë dhe deportimi i tyre për në Shqipëri më 15 prill 1999, nga ushtria, policia dhe pramilitarët serbë".

Këshilli organizues bën të ditur se, "Eksodi "˜99" do përkujtohet edhe me  "Marshimin 2014", me moton "Mos e harroni të kaluarën, për një të ardhme të sigurt drejt bashkimit kombëtar".

Në këtë marshim, më 15 prill  në mbrëmje, në fshatin Xërxe mbahet manifestimi "Mikpritja Driniase".

Me 16 prill, në Kukës mbahet Manifestimi qendror "Faleminderit Kukës Shqipëri", organizuar nga Bashkia, e në bashkëpunim me OJQ-në "Eksodi "˜99", nga Mitrovica./atsh
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.