VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IDENTIFIKIMI ME ADN I TË ZHDUKURVE - I PASIGURTË

E Djelë, 04.13.2014, 02:42pm (GMT1)



KOSOVË - Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), dhe autoritet në Kosovë shfaqin shqetësimin se shumë nga identifikimet e personave të zhdukur në Kosovë mbeten të pasigurt.

Sipas tyre rastet e trupave të nxjerra nga Batajnica dhe ato të zbuluara më herët kanë probleme mes identifikimit me AND dhe identifikimit zyrtar.

Një problem tjetër për autoritet në Kosovë mbeten rastet kur identifikimet e plota janë kryer, por familjet refuzojnë t'i marrin. Ata po kërkojnë ligj për t'i varrosur "rastet e refuzuara".

Identifikimi nëpërmjet ADN-së nuk është gjithmonë diçka e përfunduar në rastet e personave të zhdukur. 19 raste nga Kosova deri tani kanë rezultuar të mos jenë identifikuar plotësisht edhe pas metodës së ADN-së.
 
Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), në Sarajevë ka shprehur shqetësimin se ende ekzistojnë raste ku një raport identifikimi i AND-së dhe një identifikimi zyrtar nuk përputhen tërësisht.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.