E Enjte, 04.25.2024, 08:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PETER STANO - BESOJMË SE SHQIPËRIA DI TË MERRET ME SFIDAT E INTEGRIMIT

E Hënë, 04.14.2014, 07:19am (GMT+1)



BRUKSEL - Zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano nënvizon në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", se palët në Shqipëri duhet të tregojnë gjakftohtësi dhe të bashkëpunojnë në frymën e kompromisit, me qëllim ecjen përpara me axhendën e BE-së. "Statusi kandidat, sapo të jepet, do të njohë punën e të gjithëve të përfshirë në këtë proces", - tha ai.
Ai vuri theksin në faktin se Shqipëria plotësoi disa kushte kyçe që e çuan Komisionin t'i jepte të drejtën Shqipërisë për menaxhimin e decentralizuar për një pjesë të programit "IPA 2013".
Ndërsa sa i takon menaxhimit të fondeve të asistencës së BE-së, Stano tha se Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka vepruar duke ndjekur një procedurë rigoroze, të paanshme dhe efikase. "Grantet tona të asistencës, përfshirë grantet e marra nga shoqëria civile, janë përzgjedhur duke ndjekur një procedurë strikte dhe konkurruese. Për më tepër, rezultatet e secilit proces përzgjedhës janë botuar në faqen e EuropeAid", tha Stano.

- Kryeministri shqiptar, Edi Rama u takua së fundmi në Bruksel me Komisionerin e Lartë, z. Stefan Füle. Sa konstruktiv ishte ky takim dhe cilat ishin momentet kryesore të tij?
- Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Komisioneri Füle mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj reformave të BE-së dhe lëvdoi masat e ndërmarra nga qeveria në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioneri gjithashtu inkurajoi Shqipërinë në konsolidimin dhe intensifikimin e tempit të reformave, sidomos sa i takon shtetit të së drejtës, dhe bëri thirrje për rezultate të plota dhe bindëse me qëllim informimin e Këshillit para vendimit për dhënien e vendit kandidat. "Unë jam i bindur se vendi ka kapacitetin për të trajtuar sfidat e integrimit europian me vendosmëri", tha Komisioneri. Gjithashtu Komisioneri mirëpriti qëndrimin e qeverisë për një përqasje gjithëpërfshirëse ndaj reformave, bazuar në një dialog konstruktiv dhe përfshirje me opozitën për qëndrueshmërinë dhe suksesin e reformave. Statusi kandidat, sapo të jepet, do të njohë punën e të gjithëve të përfshirë në këtë proces. Komisioneri nënvizoi se të gjitha energjitë vitale të vendit, përfshirë ato të shoqërisë civile, duhet të përdoren për të ecur përpara me axhendën e BE-së. Në këtë kontekst, ai nënvizoi rëndësinë e Dialogut të Nivelit të Lartë rreth prioriteteve kyçe dhe ra dakord me kryeministrin Rama për të mbajtur takimin e radhës në fillim të muajit qershor.

- Ngjarje ishte edhe vetëmenaxhimi i fondeve të BE-së nga qeveria shqiptare, e cila e falënderoi Brukselin për besimin e treguar. Sa besim ka Brukseli se Shqipëria do të realizojë një menaxhim të saktë të këtyre fondeve?
- Menaxhimi i drejtpërdrejtë i fondeve të BE-së kërkon një administrim kombëtar profesional, efikas dhe të qëndrueshëm, i cili duhet të jetë në përputhje me rregullat e prokurimit të BE-së si dhe të performojë si Vendet Anëtare nën Fondet Strukturale.
- Vendimi më i fundit i Komisionit për t'i dhënë Shqipërisë të drejtën e menaxhimit të decentralizuar për pjesë të programit "IPA 2013" u mor pasi Shqipëria plotësoi disa kushte kyçe, si për shembull, ngritja e zyrave të specializuara kombëtare në ngarkim të procedurave administrative dhe financiare të BE-së, si dhe pas një trajnimi të gjatë me shërbimet kombëtare të përfshira në këtë proces, pikësëpari, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Integrimit Europian.

- Ka pasur shumë ulje dhe ngritje në debatet për median në Komisionin Parlamentar të Medias sa u takon aspekteve specifike të medias elektronike dhe shërbimeve audiovizuale. Si e vlerësoni ju një situatë të tillë?
- Komisioni Europian e ka nënvizuar në mënyrë të përsëritur nevojën për t'u siguruar se Ligji mbi Shërbimet e Medias Audiovizuale merr parasysh standardet e aplikueshme të BE-së dhe Këshillit të Europës për lirinë e medias.
- Në këtë kontekst, paanshmëria, pavarësia dhe profesionalizmi i autoriteteve rregullatore, si për shembull Autoriteti Shqiptar i Medias Audiovizuale, duhet të garantohen. Çdo ndryshim legjislativ nevojitet të merret parasysh.
- Rregullatori i Medias Audiovizuale ka nevojë të performojë në një mënyrë të pavarur por gjithashtu edhe me standardet më të larta profesionale. Është e rëndësishme që, si qeveria, ashtu edhe opozita të demonstrojnë gjakftohtësi dhe të bashkëpunojnë në frymën e kompromisit për ta bërë një gjë të tillë të mundshme.

- Meqenëse po flasim për median, një media lokale në Shqipëri ka bërë disa akuza ndaj Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, z. Sequi, i cili do të marrë së shpejti një post të ri. Kush është komenti juaj për to?
- Lidhur me largimin e Ambasadorit Ettore Sequi nga Delegacioni i Bashkimit Europian, më lejo t'i referohem deklaratës së bërë nga zëdhënësja e zj. Catherine Ashton më datë 4 prill: "Ambasadori Ettore Sequi do të largohet së shpejti nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri për të marrë një post kyç në Ministrinë Italiane të Punëve të Jashtme. Ambasador Sequi, një diplomat italian që ka qenë edhe në poste të tjera, midis të tjerave në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe si Përfaqësues Special i BE-së në Afganistan, ka dhënë një kontribut domethënës, duke e sjellë Shqipërinë më pranë BE-së. Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton dhe Komisioneri Stefan Füle do të donin ta falënderonin z. Sequi për punën e tij të shkëlqyer dhe i urojnë atij suksese në detyrën e re."

- Sa i takon menaxhimit të fondeve të asistencës së BE-së, Delegacioni i BE-së në Shqipëri zbaton të gjithë ndihmën e BE-së, përfshirë dhënien e granteve organizatave joqeveritare në mënyrë rigoroze, të paanshme dhe efikase.
- Grantet tona të ndihmës, përfshirë grantet e marra nga shoqëria civile, janë përzgjedhur duke ndjekur një procedurë strikte dhe konkurruese. Sisteme rigoroze audituese operojnë mbi bazën e standardeve shumë të larta të brendshme kontrolluese, të cilat sigurojnë transparencë dhe menaxhim të plotë të fondeve të BE-së. Delegacioni ka qenë veçanërisht transparent sa u takon procedurave të ndjekura dhe ka organizuar sesione të rregullta informuese dhe seminare për aplikantët.
- Për më tepër, rezultatet e secilit proces përzgjedhës janë botuar në faqen e EuropeAid. 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IDENTIFIKIMI ME ADN I TË ZHDUKURVE - I PASIGURTË (04.13.2014)
EKSODI '99 - NESËR NË MITROVICË KOSOVA FALËNDERON SHQIPËRINË (04.13.2014)
SHOQËRIA CIVILE ËSHTË KUNDËR NDËRTIMIT TË TERMOCENTRALIT 'KOSOVA E RE' (04.13.2014)
ALEANCA KUQEZI NESËR PROTESTË KUNDËR MINISTRIT TAHIRI - TA LARGOJMË AVOKATIN E GARDIANËVE GREKË (04.13.2014)
SHBA - PUTINI T'I NDALË PËRPJEKJET PËR DESTABILIZIM TË UKRAINËSNënpresidenti Joe Biden më 22 prill do ta vizitojë Ukrainën (04.13.2014)
STANDARD AND POOR'S E PËRMIRËSON PARASHIKIMIN PËR SHQIPËRINË (04.13.2014)
PD - NIS ZGJEDHJA E DREJTUESVE TË RINJ LOKALË (04.13.2014)
LDK-ja DHE AAK-ja MBËSHTESIN TRIBUNALIN SPECIAL (04.12.2014)
PROTESTË NË TIRANË PËR VDEKJEN E KARELIT - POLICIA SHPËRNDAN PROTESTUESIT ME SHKOPINJ GOME (Lajm dhe fotogaleri) (04.12.2014)
EURODEPUTETJA PACK - SHQIPËRIA MERITON STATUSIN KANDIDAT, POR RESPEKTOJINI INSTITUCIONET (04.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]