VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HUMAN RIGHTS WATCH - POLITIKANË TË RËNDËSISHËM KOSOVARË DO TË AKUZOHEN NË VERË

E Hënë, 04.14.2014, 07:54am (GMT1)


Prishtinë, 14 prill 2014 - Raporti i publikuar i organizatës Human Rights Watch, edhe njëherë me radhë ka pasur një pjesë të rëndësishme për krijimin e Gjykatës Speciale në Kosovë me seli në BE.

Në Raport thuhet se Parlamenti i Kosovës, duhet patjetër të aprovojë krijimin e Gjykatës Speciale me seli jashtë vendit për akuzat serioze kriminale të bëra gjatë dhe pas luftës në periudhën 1998-1999.

Raporti shton se parlamenti poashtu duhet që të patjetër të vazhdoj edhe mandatin e misioni ndërkombëtarë EULEX në mënyrë që ky mision të vazhdojë të hetojë krimet serioze dhe politikisht të ndjeshme në Kosovë.

"Parlamenti duhet të votojë pro për të dy çështjet në mënyrë që të tregojë se e merr sundimin e rendit dhe ligjit seriozisht dhe se është e përkushtuar që të sjellë drejtësi për abuzimet serioze", ka thënë Lotte Leicht, drejtoreshë e BE-së te Human Rights Watch.

Çështjet të cilat do të hetohen dhe do të ndiqen penalisht nga Gjykata Speciale, janë krimet e luftës, terrorizëm, krimi i organizuar dhe korrupsioni serioz, thuhet më tej në raportin e Human Rights Watch.

Raporti nuk harron të përmend edhe trafikimin e organeve të cilat janë edhe akuzat e Dik Martit. Aty thuhet se viktimat janë serb dhe pjesëtarë të komunitet rom.

Ndërsa përse kjo gjykatë nuk do të ketë qendrën në Kosovë, raporti shpjegon se përkundër progresit, sistemi gjyqësorë mbetet i dobët, me siguri jo adekuate për gjykatësit, stafin e Gjykatës e prokurorët.

Kështu që Gjykata Speciale, do t'i drejtojë hetimet e saj bazuar në hetimet e Task Forcës së veçantë e cila tash e disa muaj është duke u marrë me këtë çështje.

Madje kjo task forcë thotë se është në përfundim të përmbylljes së hetimeve të saj.

Pjesa më e rëndësishme e këtij raporti është ajo ku thuhet se "Politikanë të rëndësishëm kosovarë do të jenë në mesin e të akuzuarve potencialë".

Sipas këtij raporti fillimi i proceseve të para të Gjyaktës Speciale do të jetë në verën e këtij viti.

"Krijimi i kësaj Gjykate jashtë Kosovës, është e domosdoshme për integritetin dhe kredibilitetin e procesit. Duke e ditur se shumë dëshmitarë janë kërcënuar me vdekje madje edhe janë eliminuar në të kaluarën, askush nuk do të pranonte të dëshmonte në Kosovë", ka thënë më tej, drejtoresha Lochte e cila për fund ka shtuar. QIK
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.