VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OLIVIER - GJYKATA SPECIALE ËSHTË EKSKLUZIVISHT KUNDËR UÇK-së
E Hënë, 04.14.2014, 07:58am (GMT1)


Prishtinë, 14 prill 2014 - Kosova nuk ka asnjë obligim ta pranojë Gjykatën Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së ose për të lehtësuar zbatimin e krijimit të saj të propozuar nga Bashkimi Evropian, ka thënë Alexander Borg Olivier.

Ish-shefi i Zyrës Ligjore në UNMIK është ndër të vetmit ndërkombëtarë që nuk sheh asnjë të mirë prej kësaj gjykate dhe e pranon hapur se ajo është e drejtuar ekskluzivisht kundër UÇK-së.

Për këtë arsye, në një intervistë për "Kohën ditore", ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk duhet ta japin pëlqimin për krijimin e kësaj gjykate, qoftë edhe nëse ka presion nga miqtë ndërkombëtarë.

Avokati që për një kohë ka shërbyer edhe si këshilltar i kryeministrit Thaçi ka deklaruar se sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet t'i trajtojë dhe të merret me ndjekjen penale të krimeve të luftës të identifikuara nga hetimet e prokurorit Williamson. Sipas tij, dosja do të mund të vendosej nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e EULEX-it, i cili ka mandat për këto raste.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.