E Enjte, 04.25.2024, 10:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - MË 2 PRILL VOTOHET PËR GJYKATËN E VEÇANTË
Një letërkëmbim ndërmjet Prishtinës dhe BE-së do të hapë rrugën që parlamenti të votojë atë në një pako ligjesh të hartuara nga qeveria e Kosovës

E Hënë, 04.14.2014, 10:18pm (GMT+1)



Një letërkëmbim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it dhe krijimin e një Gjykate të posaçme, që do të hetojë të gjeturat e një raporti të Këshillit të Evropës të publikuara në vitin 2010, pritet të përmbyllet të martën me përgjigjen që duhet t'i kthejë letrës ftesë së Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Letërkëmbimi do të hapë rrugën që Parlamenti i Kosovës ta diskutojë dhe ta votojë atë në një pako ligjesh që do t'u dorëzohen deputetëve, nga qeveria e Kosovës.

Letra e zonjës Ashton, me të cilën pranohet kërkesa e Institucioneve të vendit për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e gjykatës së posaçme, thonë zyrtarë qeveritarë, do të dorëzohet nga zyra e Presidentes në qeverinë e Kosovës, e cila do ta paraqes në Parlament si ligj të veçantë për të cilin do të deklarohen deputetët.

Megjithëse faktori ndërkombëtar në Kosovë ka kërkuar që letërkëmbimi të dorëzohet gjatë kësaj jave, zyrtarë të qeverisë së Kosovës thonë se ka shumë më shumë mundësi që Parlamenti do të mund ta votojë pakon e ligjeve së bashku me letrat, të martën e ardhshme më 22 prill, në një seancë të jashtëzakonshme. Kjo edhe për faktin se qeveria duhet të përgatis propozimet për ndryshime të një numri ligjesh që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it, që do të kërkojnë kohë për analizim nga ana e deputetëve.

Kryesia e Parlamentit la të hapur mundësinë që çështja të hidhet për miratim kurdo që deputetëve u dorëzohen materialet e punës, varësisht nga procesi i këmbimit të letrave ndërmjet presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton.

Ndonëse, nuk shihet me sy të mirë nga asnjë forcë politike në Kosovë, miratimi i saj pritet të ndodhë në Parlamentin e Kosovës, për të shmangur themelimin e saj nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Miratimi në Parlament do të hapte ndërkaq mundësinë shumë shpejt grupet parlamentare të përgatisin edhe kushtet për shpërbërjen e Parlamentit për të çuar vendin në zgjedhje parlamentare, me gjasë nga fundi i muajit maj ose në pjesën e parë të qershorit.
za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Radio Evropa e Lirë, TRACEY ANN JACOBSON - KOSOVARËT NË SIRI PO RADHITEN ME GRUPE RADIKALE (Intervistë) (04.14.2014)
OLIVIER - GJYKATA SPECIALE ËSHTË EKSKLUZIVISHT KUNDËR UÇK-së (04.14.2014)
HUMAN RIGHTS WATCH - POLITIKANË TË RËNDËSISHËM KOSOVARË DO TË AKUZOHEN NË VERË (04.14.2014)
MAQEDONI - IVANOV DHE PENDAROVSKI NË BALOTAZH (04.14.2014)
PETER STANO - BESOJMË SE SHQIPËRIA DI TË MERRET ME SFIDAT E INTEGRIMIT (04.14.2014)
IDENTIFIKIMI ME ADN I TË ZHDUKURVE - I PASIGURTË (04.13.2014)
EKSODI '99 - NESËR NË MITROVICË KOSOVA FALËNDERON SHQIPËRINË (04.13.2014)
SHOQËRIA CIVILE ËSHTË KUNDËR NDËRTIMIT TË TERMOCENTRALIT 'KOSOVA E RE' (04.13.2014)
ALEANCA KUQEZI NESËR PROTESTË KUNDËR MINISTRIT TAHIRI - TA LARGOJMË AVOKATIN E GARDIANËVE GREKË (04.13.2014)
SHBA - PUTINI T'I NDALË PËRPJEKJET PËR DESTABILIZIM TË UKRAINËSNënpresidenti Joe Biden më 22 prill do ta vizitojë Ukrainën (04.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]