E Shtunë, 04.20.2024, 08:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRI - PËRPLASJE PËR REFORMËN TERRITORIALE
Opozita paralajmëron protesta ndaj një vendimi të njëanshëm. Kreu i PD: Duan të bëjnë vetëm një hartë elektorale. Meta: Protestat absurde

E Hënë, 04.14.2014, 10:41pm (GMT+1)



Në Shqipëri, kryetari i partisë demokartike Lulzim Basha pohoi edhe një herë sot se opozita nuk do të pranojë një reformë administrativo territoriale të hartuar në mënyrë të njëanshme. Deklarata e tij erdhi si reagim i paralajmërimeve të shumicës se nuk do të presin më që e djathta të bëhet pjesë e komisionit parlamentar për reformën. Zoti Basha përsëriti dhe një herë se opozita do të reagojë me protesta ndaj një reforme që sipas tij po bëhet vetëm me qëllime elektorale. Ndërsa kryetari i parlamentit Ilir Meta nënvizoi se sipas tij opozita po refuzon një ofertë bujare "‹"‹
 
Shumica dhe opozita në Shqipëri dështuan javë më parë të gjenin një kompromis për të bashkëpunuar për reformën adminisrativo territoriale. Shkëmbimi i ftesave dhe letrave publike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha nuk solli asgjë të re. Kryeministri deklaroi se opozita po kërkon blllokimin e procesit, ndërsa zoti Basha u shpreh se atyre nuk ju ofrua konsensusi i kërkuar.
 
Javën e shkuar në parlament përfaqësuesit e shumicës deklaruan se nuk mund të prisnin më tej që opozita të bëhej pjesë e komisionit të reformës, duke paralajmëruar se do të vepronin të vetëm. Por sot në një takim me të zgjedhurit vendor, zoti Basha tha se në të vërtetë e majta e ka paravendosur hartën territoriale: "Vëmendja e tyre është fikusuar vetëm dhe ekskluzivisht tek ndryshimi i kufijve administrativë, pa konsideruar parësisht çështjet e dorës së parë, të decentralizimit, demokracisë vendore, autonomisë, përgjegjësive e kompetencave. Gjithë ky nxitim dhe gjithë ky turr, gjithë këto gafa, padisin para opinionit publik ashiqare, padurimin e tyre për të shfrytëzuar një reformë të nevojshme, administrative-territoriale për të bërë asgjë më shumë se një hartë të re elektorale, siç e kanë menduar dhe siç e mendojnë vetë duke përfshirë në to salamandrat e shëmtuara elektorale, në funksion të deformimit të zgjedhjeve vendore dhe politike".
 
Kreu i opozitës bëri edhe një herë thirrje për konsensus duke paralajmëruar se "refuzimi dramatik i bashkëjetesës politike" do të ishte sipas tij me pasoja për vendin: "Tentativat e z. Rama për ta bërë fakt të kryer njëanshmërinë kundër gjithëpërfshirjes, duke spekuluar me një shumicë të cilësuar tavoline, që nuk ka dalë nga kutitë e votimit por që nuk do të ishte e mjaftueshme edhe po të ishte e tillë, do të provokojë reagimin tonë të fuqishëm në emër të kushtetutës, në emër të traditës së mirë dhe ta pathyer të konsensusit për këtë reformë. Sëbashku do të shkëmbejmë mendimet, do të dëgjojmë njëri-tjetrin për të përcaktuar dinamikën e këtyre përgatitjeve nëse detyrohemi të nisim betejën tonë në rrugë dhe sheshe. Një gjë duhet ta bëjmë të qartë, vetëm pranimi i konsensusit mund të na kthejë nga kjo rrugë, asgjë tjetër", deklaroi zoti Basha.
 
Shumica nga ana e saj thotë se po e pret opozitën prej një kohe të gjatë dhe se i ka ofruar asaj konsensusin e nevojshëm, sic u shpreh kreu i parlamentit Ilir Meta: "Në të kaluarën asnjë mazhorancë nuk i ka pasur votat për të bërë këtë reformë kaq të rëndësishme. Ndërsa sot , edhe pse këto vota janë, përsëri prej gati tre muajsh ne jemi duke pritur opozitën që të marrë përgjegjësitë e saj në ndërmarrjen e kësaj Reforme me të vetmin qëllim, realizmin e standardeve evropiane edhe në riorganizimin administrativ dhe territorial të vendit".

Ndërsa parlajmërimet për protesta zoti Meta i konsideroi absurde: "Kërcënimi për protesta mbetet një e drejtë e opozitës, por padyshim që tingëllon absurde kur refuzon këtë konsensus të  ofruar në mënyrën më bujare".
 
Shumica është e vendosur që të mbyllë procesin e reformës brenda verës së këtij viti. Koha ne dispozicion për të gjetur një marrëveshje duket e shkurtër, aq më tepër kur dhe pozicionet e palëve mbeten larg njëra tjetrës.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - MË 2 PRILL VOTOHET PËR GJYKATËN E VEÇANTËNjë letërkëmbim ndërmjet Prishtinës dhe BE-së do të hapë rrugën që parlamenti të votojë atë në një pako ligjesh të hartuara nga qeveria e Kosovës (04.14.2014)
Radio Evropa e Lirë, TRACEY ANN JACOBSON - KOSOVARËT NË SIRI PO RADHITEN ME GRUPE RADIKALE (Intervistë) (04.14.2014)
OLIVIER - GJYKATA SPECIALE ËSHTË EKSKLUZIVISHT KUNDËR UÇK-së (04.14.2014)
HUMAN RIGHTS WATCH - POLITIKANË TË RËNDËSISHËM KOSOVARË DO TË AKUZOHEN NË VERË (04.14.2014)
MAQEDONI - IVANOV DHE PENDAROVSKI NË BALOTAZH (04.14.2014)
PETER STANO - BESOJMË SE SHQIPËRIA DI TË MERRET ME SFIDAT E INTEGRIMIT (04.14.2014)
IDENTIFIKIMI ME ADN I TË ZHDUKURVE - I PASIGURTË (04.13.2014)
EKSODI '99 - NESËR NË MITROVICË KOSOVA FALËNDERON SHQIPËRINË (04.13.2014)
SHOQËRIA CIVILE ËSHTË KUNDËR NDËRTIMIT TË TERMOCENTRALIT 'KOSOVA E RE' (04.13.2014)
ALEANCA KUQEZI NESËR PROTESTË KUNDËR MINISTRIT TAHIRI - TA LARGOJMË AVOKATIN E GARDIANËVE GREKË (04.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]