VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BAHTIRI - PËRPARËSI, PËRMIRËSIMI I JETËS SË BANORËVE TË MITROVICËS

E Martë, 04.15.2014, 07:59am (GMT1)


Në zgjedhjet për pushtetin komunal të nëntorit, në Mitrovicë,  fitoi kandidati i partisë Aleanca  Kosova e re, Agim Bahtiri. Zoti Bahtiri ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara  për një vizitë, për takime me komunitetin e biznesit. Zotin Bahtiri ishte i ftuar për një bisedë nga studio e New Yorkut e Zërit të Amerikës.

Ai tha se kishte ardhur në SHBA, me synimin për të siguruar investime në qytetin e Mitrovisë, që përveç ndarjeve të thella politike dhe etnike, është një nga rajonet më të varfëra në Kosovë. Vetë zoti Bahtiri vjen nga mjedisi i biznesit dhe ai tha se kishte patur takime të rëndësishme me përfaqësues të biznesit nga komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork.

Zoti Bahtiri foli edhe për bashkëpunimin me përfaqësuesit serbë të veriut të Mitrovicës, nga i cili tha ai, do të përfitojë popullsia e varfër dhe e ndarë e qytetit. Ai tha se po bëhen përpjekje për çbllokimin e urës mbi Lumin Ibër, një simbol ndarës i qytetit të banuar nga shqiptarë dhe serbë. "‹"‹

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.